GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” sportistë të dalluar për rezultatet e tyre

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi arritjet dhe rezultatet e larta të disa sportistëve të spikatur në atletikë, mundje dhe çiklizëm, duke i dekoruar ata me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.


Kreu i Shtetit dekoroi atleten, basketbollisten, volejbollisten dhe pedagogen Marie Rranzi (pas vdekjes) “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar si sportiste e gjithanshme; pioniere e sportit tek femrat; me rezultate të shkëlqyera në atletikë, basketboll dhe volejboll. Kampionia e parë në sportin shqiptar, pedagoge dhe trajnerë e paharruar. E dalluar në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare.”;

Mundësin kampion dhe trajnerin e pasionuar zotin Eljaz Ahmeti (Dini) “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e shquar sportive, në sportin e mundjes klasike, si sportist i ‘Vllaznisë’ dhe ‘Partizanit’. Sportist dhe trajner kampion në veprimtaritë e mundjes klasike.”;

Çiklistin e shquar shkodran, Brahim Syka “Në shenjë vlerësimi për kontributin e shquar në sportin e çiklizmit, duke dëshmuar për vite me radhë aftësi të shkëlqyera në rezultatet e arritura me ekipin ‘Vllaznia’ dhe Ekipin Kombëtar.”; si dhe zotin Arben Heta “Në shenjë vlerësimi për kontributin e suksesshëm dhe rezultatet e larta në veprimtaritë kombëtare në sportin e çiklizmit, si dhe në përfaqësimin dinjitar në arenën ndërkombëtare”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi të organizojmë këtë ceremoni për të nderuar me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, Marie Rranzin, themeluesen, kampionen dhe rekordmenen e parë të atletikës tonë, sportisten e mrekullueshme dhe të gjithanshme, në basketboll, volejboll e pingpong, si dhe një nga mësueset e para të edukimit fizik.

Marie Rranzi gjithë jetën e saj ja kushtoi inkurajimit dhe pjesëmarrjes së vajzës dhe të gruas shqiptare në aktivitet fizike dhe në sport, duke dhënë kështu një kontribut historik për emancipimin e shoqërisë sonë.

Është kënaqësi e veçantë të nderojmë gjithashtu me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” edhe një sportist të madh të mundjes klasike, Eljaz Dini (Ahmeti), trajnerin e suksesshëm të ‘Vllaznisë’ dhe ‘Partizanit’, kampion dhe fitues i disa spartakiadave kombëtare, po kështu një trajner i mjeshtrave të mëdhenj të mundjes klasike.

Është kënaqësi e veçantë të vlerësojmë me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’ edhe sportistin e talentuar shkodran, Brahim Syka, çiklistin kampion, që së bashku me Agim dhe Sytki Tafilin, krijuan një treshe historikë që udhëhiqte çiklizmin shqiptar. Kampion, fitues i Medaljeve të Arta në spartakiadat kombëtare, i pathyeshëm në të gjitha garat brenda dhe jashtë vendit.

Kam kënaqësi të nderoj sot, Arben Hetën me Titullin ‘Mjeshtër i Madh’, është një nga çiklistët e spikatur të klubit ‘Tirana’ dhe të Ekipit Kombëtar. Fitues i shumë titujve kampion dhe trofeve të rëndësishme në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka lënë gjurmët e tij të paharruara në zhvillimin e sportit të çiklizmit. Mjeshtërit, që vlerësojmë janë të njohur nga i gjithë opinioni sportiv, pasi me arritjet e tyre, ata na kanë bërë të ndjehemi krenarë. Një falënderim të veçantë kam për familjet e tyre, që i kanë mbështetur, në të gjithë sakrificat që ata kanë bërë, për të pasur suksese në sport. Shembulli i sukseseve të tyre, duhet të jetë një frymëzim, sidomos për fëmijët dhe për të rinjtë e sotëm, që të angazhohen me sport!”

Etiketa: Iliri MetaSportist

Lajme të lidhura

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)
Aktualitet

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Para
Ngacmoi seksualisht të miturën, Gjykata e Lezhës le në burg policin Kol Kola

Ngacmoi seksualisht të miturën, Gjykata e Lezhës le në burg policin Kol Kola

TË FUNDIT

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin...

Lexo më shumë
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com