GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta dekreton anëtarin e 12-të të Gjykatës së Lartë dhe kritikon KLGJ-në

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta dekreton anëtarin e 12-të të Gjykatës së Lartë dhe kritikon KLGJ-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta, dekretoi në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, zotin Dariel Sina, i propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), pasi u përzgjodh mes kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile. Zoti Sina, i cili aktualisht kryen funksionin e Komisionerit publik, figurë me rol në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, bëhet kështu anëtari i 12-të i kësaj gjykate në përbërje të së cilës janë parashikuar 19 gjyqtarë.

Presidenti Meta përsëriti sot sërish kritikat e tij ndaj KLGJ-së, për vonesat në propozimin e kandidaturave për në Gjykatën e Lartë. Vetëm për vakancën e plotësuar me emrëimin e zotit Sina, procedura “ka zgjatur ekzaktësisht 2 (dy) vjet e 7 (shtatë) muaj, (shtator 2019-prill 2022) ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm”, theksoi zoti Meta në një shpjegim që shoqëronte dekretin. Zoti Meta kujtoi se edhe pse ai vetë “zyrtarisht dhe përmes mesazheve publike ka kërkuar dhe ka bërë disa herë thirrje për ndjekjen me prioritet të procedurave të plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë, sërisht faktet tregojnë se KLGJ dhe/apo institucionet e përfshira apo të lidhura me këtë proces kanë vepruar jashtë këtij prioriteti”, nënvizoi kreu i Shtetit.

Përveç numrit të lartë të dosjeve të grumbulluara ndër vite në Gjykatën e Lartë, plotësimi i saj me anëtarë pati një rëndësi të veçantë duke qenë se ishte institucioni që do të duhej të përzgjidhte kandidaturat për tre nga 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kjo situatë u zhbllokua vetëm në shkurt të këtij viti kur u emërua gjyqtarja Arbena Ahmeti, anëtarja e 10-të e Gjykatës së Lartë, e cila bëri të mundur, sigurimin e kuorumit të nevojshëm për thirrjen e mbledhjes së posaçme për zgjedhjen e tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në rastin e zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, mbledhja e posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që thirret nga kryetari i saj, konsiderohet e vlefshme nëse marrin pjesë të paktën gjysma e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Aktualisht Gjykata e Lartë ka mundur të plotësojë 1 prej 3 vakancave, ndërsa vijon procesi i verifikimit të kandidatëve për dy vendet e tjera të mbetura bosh në Gjykatën Kushtetuese./ Marrë nga VOA

Etiketa: anetaridekretonGjykata e LarteIlir MetaKLGJkritikon

Lajme të lidhura

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”
Aktualitet

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Para
Bashkia Korçë jep 16 mln lekë për blerje kamerash në kopshte, tenderi u dha pa garë

Bashkia Korçë jep 16 mln lekë për blerje kamerash në kopshte, tenderi u dha pa garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26

Sokrat Vata, autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit portugez në Ksamil, ka shprehur pendesë për ngjarjen gjatë seancës në...

Lexo më shumë
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Gusht 2026

10:43 - 22/08/26
Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

Goditje për qeverinë britanike, bllokohet deportimi i shqiptarëve në vendlindje

10:39 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com