GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta denoncon: UKT shpërndau ujë të papërdorshëm, prokuroria të hetojë

15:11 - 25/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta denoncon: UKT shpërndau ujë të papërdorshëm, prokuroria të hetojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar ditën e sotme në rrjetet sociale Ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës.

Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Meta shkruan se UKT Tiranë  ka furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave qytetarët e kryeqytetit, që sipas tij, meritojnë mbrojtje shëndetit përmes shërbimeve shtetërore.

Ndër të tjera Presidenti MJeta bënë me dije se mbështet aktivizimin e shoqërisë civile për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga “papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës”.

Sipas Metës, kjo çështje  duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë.

Mesazhi i Metës:

Qytetarët e Tiranës meritojnë mbrojtje të garantuar të shëndetit përmes shërbimeve shtetërore, që mbahen dhe paguhen me taksat e tyre.

E përshëndes aktivizimin e shoqërisë civile në këtë rast për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga papërgjegjshmëria dhe keqfunksionimi i Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Tiranës, në varësi të Bashkisë, që siç faktohet nga të dhënat e bëra publike, ka rrezikuar jetën e tyre duke i furnizuar me ujë të papërdorshëm sipas parametrave.

Tashmë, që pritet arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, çështja duhet të ndiqet edhe në instancat më të larta shtetërore, ndërkohë të dhënat e bëra publike, duhet të vënë në lëvizje Prokurorinë për të hetuar deri ku arrin shkalla e përgjegjësisë dhe e shkeljes së ligjit, për të nxjerrë para drejtësisë këdo, që ka vendosur në rrezik masiv shëndetin e banorëve të kryeqytetit.

Mbrojtja e shëndetit dhe e jetës së qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, veçanërisht në këtë periudhë pandemie, duhet të jetë prioritet absolut. ??

Etiketa: Ilir MetaUKT

Lajme të lidhura

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi
Aktualitet

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama
Aktualitet

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
PD hap LETRAT: Të hetohen dy tendera fiktivë me vlerë 7.5 mln euro të OSSH, fituesi i paracaktuar fiton me 98% të ofertës
Aktualitet

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

11:41 - 19/03/26
Para
Përplasja mes Ramës dhe Metës për kompetencat, kushtetuesja vendos

Përplasja mes Ramës dhe Metës për kompetencat, kushtetuesja vendos

TË FUNDIT

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i shumëfishtë në Vlorë, 6 makina përplasen me njëra-tjetrën

13:48 - 19/03/26

Një aksident i rëndë me përfshirjen e gjashtë automjeteve ka ndodhur në qendër të Vlorës, pranë Postës Qendrore. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian, prandaj nevojitet ndryshimi

13:32 - 19/03/26
Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

Raporti ndërkombëtar, PD: Vendi zyrtarisht ndodhet në autokraci, përgjegjës është vetëm Edi Rama

12:53 - 19/03/26
E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

Mes formës spektakolare dhe ftesës së Sylvinhos, Strakosha dhe Muçi festojnë sot ditëlindjen

12:33 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com