GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Meta dhe Veliaj i ankohen Avokates së Popullit: Na janë shkelur të drejtat në burg

18:30 - 07/08/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta dhe Veliaj i ankohen Avokates së Popullit: Na janë shkelur të drejtat në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen pretendimet e Ilir Metës dhe Erjon Veliajt tek komisionerët e Avokatit të Popullit.

Gjashtë ditë dëgjimi në qeli i ankesave të ish-presidentit Ilir Meta dhe të kryebashkiakut Erjon Veliaj, Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të marrë shkresa mbi planin e masave të gardianëve dhe grafikun e telefonatave që kanë kryer dy të paraburgosurit apo edhe takimet e tyre.

Kjo kërkesë e komisionerëve kundër torturës vjen mbasi kanë administruar me shkrim ankesat e dy të hetuarve të SPAK, të cilët kanë pohuar tek Avokati i Popullit shkelje të të drejtave të njeriut nga institucionet shtetërore.

Ndërkohë mësohen se çfarë shqetësimesh kanë ngritur secili prej të paraburgosurve, nën hetim për çështje korrupsioni dhe pastrim parash.

Nga paraburgimi 313, Ilir Meta thotë se mbas dy telefonatave publike, i është kufizuar aktiviteti sportiv pasi i lejohet të luajë ping-pong vetëm një herë në javë.

Ish-presidenti i marrë i pandehur prej muajit maj, thotë gjithashtu, se i janë reduktuar telefonatat, dhe njëherazi nuk trajtohet njësoj si të paraburgosurit e tjerë mbasi kur del në ajrim ka forca më të shumta policore se të tjerët.

Ndërkohë siç i pohoi një burim, kryebashkiaku Erjon Veliaj është i shqetësuar për mënyrën se si është shoqëruar nga burgu i Durrësit drejt spitalit privat në datë 17 korrik.

Praninë e forcave të konsiderueshme e ka konsideruar si jo propocionale dhe diskriminuese.

Burimet shtojnë se ankesa tjetër e kryebashkiakut për të cilin gjithashtu janë mbyllur hetimet është ajo e mos vendosjes në dispozicion të analizave të kryera, që duhet t’i ishin bërë të ditura brenda 15 ditëve aq sa është afati i caktuar me ligj.

Më tej kryebashkiaku ka shqetësim për reduktimin e telefonatave dhe të vizitave, pretendime këto që kanë detyruar Avokatin e Popullit të dërgojë shkresa për procedurat që janë të urdhëruar në rregullore për takime, telefonatat, ajrimin, aktivitetin sportive dhe trajtimin shëndetësor.

Etiketa: Erion VeliajIlir MetaKryesore1

Lajme të lidhura

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Para
Ministria ndalon importin e derrave dhe shpendëve, shkak murtaja dhe gripi

Ministria ndalon importin e derrave dhe shpendëve, shkak murtaja dhe gripi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje
Aktualitet

Terror ndaj biznesit, 42-vjeçari shqiptar prangoset në Itali për kërcënime me vdekje

07:55 - 04/04/26

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte vazhdimisht pronarët e një bari në zonën e stacionit të...

Lexo më shumë
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj, e diel 4 prill 2026

07:31 - 04/04/26
Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com