GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Drejtësi me regji, s’guxojnë as të përmendin emrin e Ramës

15:02 - 03/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Drejtësi me regji, s’guxojnë as të përmendin emrin e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dhënë një konferencë për shtyp sot nga Korça, ku ka analizuar situatën e rëndë politike të vendit, pozicionin ku gjendet opozita, synimet e mazhorancës dhe drejtësinë e dirigjuar nga Kryeministri Edi Rama.

“Opozita është në këtë situatë të vështirë dhe tepër sfidante sepse kemi të bëjmë me një projekt të mirëplanifikuar prej kohësh për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, – tha Meta, – ndaj nuk ka qenë rastësi djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe lënia e gjithë parlamentit për këto 2 vite Edi Ramës për të bërë dhjetëra ligje me porosi për të kapur drejtësinë, por njëkohësisht dhe për të shmangur llogaridhënien për konçensionet që janë tërësisht të pamonitorueshme.

Çështja e inceneratorit është bërë më e prekshme, për shumë arsye, por ka dhe shumë konçensione në fushën e shëndetësisë, infrastrukturës e kudo tjetër.

Opozita pa asnjë diskutim ka përgjegjësitë e saj, por po lufton në mbrojtje të pluralizmit politik për kushtetueshmërinë për të kthyer Kuvendin në funksionin e tij që e ka humbur prej kohësh dhe është në aksion të vazhdueshëm.

Çdo ditë mazhoranca ka vetëm një qëllim, asgjësimin e pluralizmit politik dhe përçarjen e opozitës. Unë besoj se qytetarët janë shumë të qartë për pasojat që po paguajnë, për këtë situatë të degradimit të demokracisë besoj se do të japin kontributin e tyre në fuqizimin e opozitës. Ne të gjithë do të bëjmë punën tonë më shumë se deri tani.

Meta ndërsa u pyet a ka frikë se mos merret masë ndaj tij, si rasti i arrestit të shtëpisë për Berishën, tha:

“Drejtësia me regji bashkë me një realitet prej kohësh është pa asnjë diskutim një produkt i Rama-formës që është tjetërsimi i drejtësisë në reformë, sipas kushtetutës që u bë me 140 vota.

Përmes shkeljeve të saj, nga reformë në një Rama-formë të shërbimit të tij përmes kapjes të këtyre institucioneve, dhe përmes direktivave në partinë e rilindjes për ta orientuar atë drejt goditjes së opozitës dhe së dyti për të shmangur vëmendjen nga skandalet që ulërijnë, të qeverisë.

Kjo është arsyeja që ata s’guxojnë të përmendin emrin e Edi Ramës në skandale, edhe në atë të inceneratorëve dhe të tjera.

Kjo është arsyeja që izolohet zoti Berisha, lideri i partisë kryesore opozitare ndërsa të gjithë e dinë që për çështjen për të cilën ai izolohet, vendimin për tjetërsimin e klubit sportiv Partizani, nga një klub sportiv në një kompleks ndërtimesh, e ka bërë vetë Edi Rama”, tha ai.

 

Etiketa: drejtesimetaRama

Lajme të lidhura

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Para
VIDEO/ Elvana Gjata feston ditëlindjen, vjen urimi i veçantë nga BBV

VIDEO/ Elvana Gjata feston ditëlindjen, vjen urimi i veçantë nga BBV

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com