GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?

13:05 - 15/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta kërkon transparencë për Portin e Durrësit: Kujt kompanie i është dhënë statusi i investitorit strategjik?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë se Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar transparencë me Portin e Durrësit, që sipas tij është një aferë e madhe. Meta shtroi disa pyetje për qeverinë, duke  i kërkuar të bëjnë publike koston dhe kujt kompanie i ka dhënë statusin e investitorit strategjik.

“Në rast të konfliktit  potencial në të ardhmen zgjidhja mund të bëhej vetëm në gjykatat ndërkombëtarë. Është e rëndësishme për tu bërë sa më parë të qarta se kush  do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare dhe investimet që do të vinin nga ky koncesion. Cilat janë të dhënat ligjore, koha e ndërtimit dhe subjektit që do të keni monopolin e shërbimeve në portin e Porto Romanos. Me këtë rast LSI në të kaluarën dhe tashmë PL përmes deputetit Petrit Vasili i ka kërkuar ministrisë së Infrastrukturës për dijeni edhe Ramës, që të japin përgjigje brenda afateve për këto pyetje:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?

Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të  buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?

Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit  Evropian për këtë projekt dhe a cënon marrëveshjen e stabilizimit asociimit?

Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë  komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë  projekt.

Këto duhet të marrin përgjigje brenda kohës së duhur” – u shpreh Meta.

 

Etiketa: Ilir MetainvestitorkompaniKryesore1porti i Durresitstatusistrategjiktransparence

Lajme të lidhura

Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin
Aktualitet

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26
Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama
Aktualitet

Berisha: Nuk do të zhvillojmë asnjë protestë karshi xhamisë, por besimtarët të ruhen nga të pafetë si Rama

13:15 - 25/02/26
Para
I theu xhamin e makinës, 23-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Durrës

I theu xhamin e makinës, 23-vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me 1 milion euro në makinë drejt Kosovës, pezullohet polici i Tiranës
Aktualitet

Me 1 milion euro në makinë drejt Kosovës, pezullohet polici i Tiranës

16:38 - 25/02/26

Drejtoria e standardeve profesionale në policinë e shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektorin Aurel Kaziu, me detyrë agjenti i...

Lexo më shumë
Meta zbardh para GJKKO historinë e CEZ-DIA-s, raportet me Kastriot Ismailajn, ankohet për paraburgimin

“Të pezullohen afatet e qëndrimit në paraburgim”, Meta bën rekurs në Gjykatën e Lartë

15:28 - 25/02/26
Raporti i BE-së “nxin” Shqipërinë – Kos lavdëron Ramën!

Komisioni Europian propozon heqjen e roaming-ut për vendet e Ballkanit Perëndimor

14:53 - 25/02/26
Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

Euro U-21 2027/ UEFA “zbarkon” në Shkodër, nisin inspektimet në stadiumin e Vllaznisë

14:37 - 25/02/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

14:18 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com