GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta: Me ne, administrata do të jetë me profesionistë e jo me patronazhistë

12:53 - 29/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Me ne, administrata do të jetë me profesionistë e jo me patronazhistë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në Konventën e sotme se synimi është që shqiptarët të kenë jo paga mbijetese si aktualisht, por paga jetese për të garantuar mirëqenie.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Meta tha se në programin e PL-së përfshihet edhe një pikë e rëndësishme që ka të bëjë me administratën publike dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Meta tha se administrata gjatë qeverisjes së PL-së do të jetë me profesionistë dhe jo me patronazhistë.

Pjese nga fjala

Sistemi i taksimit korruptiv të Rilindjes ka vendosur në mënyrë antikushtetuese Tatim Mbi Dividentin në masën 8%, ndërsa do taksojë profesionistët e rinj, të vetpunësuarit, që janë shtylla kurrizore e shoqërisë dhe ekonomisë, me 23% të fitimit.

A ka taksim më të pandershëm mbi kapitalin njerëzor? Mbi talentin, arsimin, energjinë dhe djersën e shqiptarëve të kualifikuar për punë?

Në kushtet e krizës ekonomike aktuale ne propozojmë të ulim barrën fiskale për individët dhe bizneset, për të formalizuar ekonominë, për të ulur çmimet, për të stimuluar konsumin dhe prodhimin vendas.

Ne synojmë meritokracinë në administratën publike si e vetmja garanci për suksesin e te gjitha reformave institucionale dhe qeverisëse.

Duhet të bëjmë çmos për të mbajtur dhe rekrutuar profesionistët e rinj me ambicie dhe vizion, për të ecur përpara me reformat institucionale dhe për të kapur kohën e humbur me integrimin europian.

Një prioritet i rëndësishëm për ne, është rikthimi i shërbimeve publike më të domosdoshme pranë qyteteve dhe bashkive, që po shkretohen me shpejtësi marramendëse, për shkak të heqjes së qëllimshme të këtyre shërbimeve nga Rilindja.

Kjo është një nga arsyet kryesore të shpopullimit të shumicës së qyteteve dhe trevave tona, pasi largimi i detyruar i intelektualëve nga këto zona, si dhe largimi i shërbimeve, i ka bërë të pamundura këto shërbime për tu përfituar nga qytetarët, për shkak të kostove shumë të larta të udhëimit dhe burokracive.

Partia e Lirisë mbështet fuqishëm garantimin e votës për Diasporës, por edhe do të hapim dyert për profesionistët e diasporës shqiptare kudo ku ndodhen, që të vijnë të kontribuojnë dhe investojnë në Shqipëri.

Lajme të lidhura

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla
Breaking Views

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa
Breaking Views

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26
“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër
Breaking Views

“I qëndrojmë shumë fortë…” Sekretari i Përgjithshëm i PS: Nuk lejojmë të pezullohet një ministër

21:49 - 09/02/26
Para
E rëndë në Vlorë, 50-vjeçarja rrezikon të mbytet në det

Rrëzohet nga pema e ullirit, ndërron jetë 65-vjeçari në Vlorë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës
Sport

Serie A/ Gjimshitit i anulohet goli, Krstovic dhe Zappacosta i japin fitoren Atalantës

23:29 - 09/02/26

Ndeshja e parë e javës së 24-të të Serie A pa Atalantën të mposhtte Cremonesen 2-1 në New Balance Arena, ku Krstović e theu barazimin...

Lexo më shumë
SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

SHBA po tërhiqet nga NATO, dorëzon dy komanda dhe mban drejtimin e forcave detare të Aleancës

23:05 - 09/02/26
Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

Pas vendimit të Apelit, vetëdorëzohet në polici kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:38 - 09/02/26
“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

“Specialja” e Hagës/ Albin Kurti: Republika e Kosovës, e palëkundur në bindjen se UÇK-ja bëri luftë të drejtë

22:31 - 09/02/26
Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Rama në Bruksel, takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

22:12 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com