GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Meta nga qelia: Koalicioni me PD do sjell fitore të padiskutueshme

19:19 - 06/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “CEZ-DIA”/ Meta lë sot qelinë për t’u paraqitur në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, nga qelia ka deklaruar ditën e sotme se koalicioni me PD dhe aleatë e tjerë do të sjell një rezultatë përtej parashikimeve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se koalicioni “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, ka përballë një kundërshtar që sipas tij është i konsumuar.

“Edhe 2 muaj për t’u ndarë me Narkoshtetin dhe narkoekonominë e tij. Rënia e eksporteve vazhdon pikiatën konsistente, sepse modeli i tij ekonomik bazohet te pastrimi i parave përmes kullave dhe rezorteve luksoze, ndërsa narkoeuro po falimenton prodhuesit dhe eksportuesit në masë. Ndaj Partia e Lirisë është në sinkron të plotë me Partinë Demokratike edhe për sa i takon përmbysjes së këtij modeli mafioz dhe klientelist të ekonomisë që dëbon dhe varfëron shumicën e shqiptarëve. Finalizimi i koalicionit, edhe pse me vonesë, është vendimtar për të ecur me shpejtësi drejt konkretizimit në detaje dhe investimit të të gjitha energjive opozitare në një drejtim të vetëm, atë të fitores së padiskutueshme ndaj një kundërshtari tejet të konsumuar që ka zgjedhur të bëjë gaztorin dhe karagjozin për t’iu ikur përgjegjësive të rënda shtetërore dhe politike.

Partia e Lirisë ka nisur procesin e saj të fuqizimit të rolit të saj për maksimizimin e rezultatit dhe Fitores të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” më 11 Maj. Është hera e parë që Partia e Lirisë është një koalicion me Partinë Demokratike dhe kaq shumë aleatë tradicionalë dhe të rinj. Ndaj edhe rezultati do të jetë përtej parashikimeve edhe të më optimistëve të sotëm. Për 10 vite “arritja” më e madhe e gaztorit ishte se kishte korruptuar lidershipin e opozitës dhe i caktonte rezultatet pa nisur zgjedhjet’, shprehet Meta.

Po ashtu, Meta ka bërë me dije edhe prioritet që ka Partia e Lirisë për vendin.

“Jo rastësisht prioriteti ynë i pesë është Shqipëria fuqi eksportuese. Në fakt ky është vetë objektivi madhor i Partisë së Lirisë, por i cili nuk mund të arrihet pa realizimin e 4 prioriteteve të tjera: Ndalimi i shpopullimit. Dyfishimi i pagave dhe pensioneve. Arsimi dhe fuqizimi i kapitalit njerëzor”, shton ai.

Etiketa: Ilir MetaPDPLzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur
Aktualitet

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit
Aktualitet

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Para
Sa i ka kushtuar PD-së drejtuesi i fushatës së Trump? Berisha: Nuk i kam bërë unë negociatat

Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25

Ndonëse Shqipëria mban rekordin në Europë për peshën e ndërtimeve në raport me madhësinë e ekonomisë dhe pallatet e reja...

Lexo më shumë
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25
Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

Incident gjatë aksionit për lirimin e hapësirave publike në Vlorë, përplasje me drejtuesit e IMT

13:59 - 22/12/25
PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

PD në ofensivë ndaj Ramës: Të mblidhet urgjent Këshilli i Imunitetit

13:40 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com