GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta prezanton planin: Si të forcojmë familjet shqiptare

11:40 - 15/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta prezanton planin: Si të forcojmë familjet shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, prezantoi sot  propozimet e Partisë së Lirisë për politika fiskale me qëllim mbështetjen e familjes.

Në një tryezë ku po diskutohet për familjen, kreu i PL propozoi ndër të tjera që të krijohet një “shportë për bebet”, të rriten subvencionet dhe të jepen kredi të financuara nga shteti.

Sipas Metës, familja si thelbi i shoqërisë është vendi më i lehtë për të futur vlera dhe për të krijuar ndryshim.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

1 -Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencohen në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai)

2 -Të jepet paga e plotë, për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë)

3 -Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencionuara nga shteti, çiftet e reja.

4 -Të mbështetjen me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrësit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

5 -Të trefishohet bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).

Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:

1-Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.

2-Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.

3-Të vendoset sigurimi i detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

“Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë”, theksoi ai.

 

 

Etiketa: familjeKryesore1meta

Lajme të lidhura

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve
Aktualitet

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

14:01 - 26/02/26
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!
Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
Para
Rasti Z-Mobile, gjykata detyron Dardafon që të “zbrazë portofolin”

Rasti Z-Mobile, gjykata detyron Dardafon që të “zbrazë portofolin”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve
Aktualitet

Bardhi: Rama mundohet të zvarrisë fundin e Ballukut, por do përballet me vendosmërinë e shqiptarëve

14:01 - 26/02/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrinEdi Rama për zvarritje të qëllimshme të vendimit mbi...

Lexo më shumë
‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

‘Metamorfoza’/ SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

13:53 - 26/02/26
Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

Armand Duka i shkruan Gianni Infantinos: Vlerësojmë kontributin e dhënë për futbollin shqiptar

13:25 - 26/02/26
‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com