GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Meta vlerëson pesë veprimtarë të shquar

në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta vlerëson pesë veprimtarë të shquar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta nderoi, me anë të një ceremonie solemne, pesë veprimtarë të shquar atdhetarë nga Nishi, Medvegja, Presheva dhe Bujanoci, për kontributet e tyre të shquara patriotike për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe lartësimin e vlerave tona më të mira kombëtare.

Me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, Kryetari i Shtetit vlerësoi Ridvan Qazimin (pas vdekjes), me motivacionin: “Me nderim dhe respekt të veçantë për jetën, veprën e paharruar dhe kontributet e çmuara atdhetare si luftëtar i orëve të para për liri në Luginën e Preshevës, dhe si organizator, prijës dhe frymëzues në rrugën e lirisë dhe fitimit të drejtave të pamohueshme të shqiptarëve”.

Me Dekoratën “Nderi i Kombit” u nderua profesori Ahmet Gashi (pas vdekjes) “Në vlerësim të lartë shtetëror për jetën dhe veprën e tij voluminoze intelektuale dhe atdhetare në shërbim të shqiptarizmës. Me mirënjohje për kontributet e çmuara si mësues i paharruar, studiues i mirëfilltë dhe shkencëtar i rrallë gjeografie,  i cili ruajti me fanatizëm, pasuroi ndjeshëm dhe u transmetoi me atdhedashuri dhe përpikëri brezave të panumërt në të gjitha trevat e banuara prej shqiptarëve, jo vetëm dijet e tij të kalibrit botëror, por edhe hartën e paçmuar ‘Shqipnija e Vërtetë”.

Me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Presidenti Meta çmoi Ibrahim Kelmendin (pas vdekjes) “Me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në organizimin e rezistencës së popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore; për ruajtjen e qenies dhe identitetit tonë kombëtar në Luginën e Preshevës, si dhe për kontributin e çmuar të dhënë në fushën e arsimit dhe të ndriçimit të historisë sonë kombëtare”.

Si dhe Llukman Halilin (pas vdekjes) “Në vlerësim të jetës dhe veprës së tij atdhetare shumëvjeçare si dhe me mirënjohje ndaj kontributeve të vyera intelektuale si gazetar profesionist, politolog, studiues dhe publicist, i cili nuk reshti së pasqyruari me vërtetësi dhe paanshmëri ngjarjet e rëndësishme dhe vendimtare historike të dekadave të fundit, që përcaktuan fatet e kombit shqiptar në të dyja anët e kufirit dhe në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët”.

Ndërsa me Titullin “Naim Frashëri” Kreu i Shtetit dekoroi Bafti Krasniqin (pas vdekjes), “Me mirënjohje për jetën dhe veprën e tij atdhetare, si mësues dhe aktivist i palodhur, i cili u përpoq pareshtur për arsimin shqip, ruajti me besnikëri, pasuroi pa u lodhur dhe u mëkoi me dashuri brezave të tërë shqiptarësh gjuhën tonë të bukur amtare si dhe virtytet më të mira të kombit shqiptar në trevën e Komunës së Medvegjës”.

Në fjalën e rastit drejtuar familjarëve të personaliteteve të vlerësuara dhe të pranishmëve të shumtë nga Lugina, Presidenti Meta u shpreh se, “këto personalitete kanë lënë gjurmë të pashlyera në historinë, kulturën, shkencën dhe trashëgiminë e kombit tonë. Akademikë me vlera të njohura edhe në botë, shkencëtarë, mësues, patriotë dhe luftëtarë të paepur për çështjen kombëtare dhe gazetarë të shquar”.

“Të gjitha këto personalitete, të lindur në trojet tona shqiptare që kanë vuajtur më shumë, por edhe që kanë dhënë edhe më tepër në mbrojtje të çështjes kombëtare”, tha Meta.

Etiketa: Ilir Meta

Lajme të lidhura

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena
Aktualitet

Sot skena mbetet më e varfër, ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori Gjergj Mena

10:31 - 02/11/26
Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar
Botë

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Kimi për 2026, dy shkencëtarët zgjidhën misterin 100-vjeçar

14:55 - 07/10/26
Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit
Art & Kulturë

Çekia tërhiqet nga Eurovision 2027, zbulohet arsyeja që fshihet pas vendimit

14:31 - 07/10/26
Para
Bie në pranga për korrupsion Prokurori i Sarandës

Prokurori i Sarandës ‘flet’ nga burgu: Parregullsi e ngatërresa në dosjen time, nuk provohet asgjë

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com