GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Metës i mbaron mandati/ Fuga: Të rishikohen kompetencat, nuk duam president kukull

18:39 - 13/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Unë refuzoj të konsumoj!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajin korrik Ilir Metës i përfundon mandati si president dhe do duhet të zgjidhet një i ri. Kujtojmë se mazhoranca ka deklaruar që, me apo pa bashkëpunimin e opozitës, do të zgjidhet një emër i ri. Lidhur me këtë çështje ka folur sot Prof. Dr. Artan Fuga, i cili ka theksuar se më i rëndësishëm se emri që do të marr këtë rol, është nevoja urgjente për të rishikuar kompetencat e institucionit. “Gjëja e parë që duhet të rregullohet është rregullimi i institucionit të Presidentit. Ilir Meta ka kthyer shumë ligje, por rezultati është zero, se s’ka pasur kompetenca”, thotë akademiku në një intervistë televizive.

Sipas tij, politika e ka rifilluar diskutimin mbrapsht dhe në vend që të përqendrohet se si të vërë në funksion rolin e presidenti, lufton për një emër që i intereson palëve.  Fuga shpjegon se Presidenti duhet të ketë më shumë pushtet, në të kundërt cenohet balanca e pushteteve. “Një Presidenti të ardhshëm, ose i duhet dhënë pak më shumë pushtet që të ketë një rol në ndërtimin e  ligjeve dhe në nxjerrjen e ligjeve, ose të ketë një fuqi të caktuar ndaj disa vendimeve të qeverisë, disa kufizimeve që i duhen vendosur. Ose ai ka nevojë që të ketë fuqi pak më të madhe në raport me parlamentin.

Nuk po them që të ketë fuqi që në kushte të caktuara të shpërndajë parlamentin, por një President që nuk ka këto fuqi, na sjell një kryeministër, cilido qoftë ai, që zotëron qeverinë, Presidentin e izolon, ka shumicën në parlament dhe kështu zotëron pushtetin legjislativ, zotëron dhe të gjitha fuqitë kushtetuese të vendit. Ka dhe partinë dhe tërë sistemin politik dhe tërë administratën në dorë”, shprehet ai.

Në këtë mënyrë, shton Fuga, “po shkojmë te një pushtet i personalizuar dhe ky është problemi, do të jemi me një President, që nuk do të ketë asnjë lloj roli dhe ky është defekt i jashtëzakonshëm dhe do të vazhdojë të jetë për qytetarët”. Sipas Artan Fugës emri duhet të zgjidhet sipas rregullave dhe pa ndërhyrje. Ndërsa shtoi se në këtë situatë të keqe, Edi Rama do të dilte ballëhapur, nëse do t’i thoshte opozitës më thoni ju një propozim, cilido qoftë dhe unë të pranoj. Ose më dërgoni katër emra dhe kush të marrë më shumë vota, të caktohet.

 

 

Etiketa: Artan FugaIlir Metakompetencaperfundon afatiPresidencaPresidentZgjedhje

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Kim në Lezhë: Frymëzohuni nga guximi dhe mençuria e Skënderbeut

Kim në Lezhë: Frymëzohuni nga guximi dhe mençuria e Skënderbeut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com