GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miku i tij vdiq gjatë aksidentit në Pukë, flet alpinisti: Pashë Ndocën tek binte drejt greminës

17:53 - 09/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Miku i tij vdiq gjatë aksidentit në Pukë, flet alpinisti: Pashë Ndocën tek binte drejt greminës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ilir Shyti një nga 4 alpinistët, shpëtoi për mrekulli nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi me 30 dhjetor në Pukë, ku ishte i përfshirë gazetari Alfred Lela. Makina me të cilën ata udhëtonin ,pësoi një aksident për shkak të trashësisë së madhe të borës dhe ra në greminë nga Mali i Munellës, ku për fat të keq humbi jetën alpinisti Ndoc Mulaj.

Përmes një postimi në Facebook, kolegu i tij Ilir Shyti tregon çastet e tmerrshme nga ngjarja fatale. Ai tregon se ata filluan të zbrisnin nga maja e malit, por një moment kanë rrëshqitur dhe fatmirësisht Ilirin e mbrojti disi çanta e shpinës dhe kur është ngritur në këmbë pasi u rrëzua, sytë i kanë parë Ndocën që po rrokullisej pa patur mundësi shpëtimi drejt greminës.

“Pothuajse 200 m pa arritur në majë, filloi një stuhi e fortë ere dhe mjegulle dhe ndërsa po zbrisnin ai së bashku me ranë në greminë. Në atë moment që filluam zbritjen i pari rrëshqiti Alfredi duke na traumatizuar shumë pasi çdo rënie aty ishte fatale, jam ngritur në këmbë për të parë dhe rrëshqita edhe unë duke u rrokullisur disa herë dhe më pas e gjeta veten në ajër për disa sekonda duke rënë me shpinë në dëborën e ngrirë e cila ishte më e fortë se toka. Në momentet kur isha duke rënë, pashë Ndocin duke rrëshqitur dhe rënë drejt greminës në drejtim tjetër ku prezenca e shkëmbinjve ishte e lartë”, shkruan ai.

Kujtojmë se në atë ngjarje Ndoc Mulaj humbi jetën ndërsa Iliri pas disa orësh u gjet dhe u dërgua me urgjencë në spital ku tregon se tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por i  duhen disa muaj për t’u rikuperuar. Ndërsa gazetari Alfred Lela dhe të tjerët shpëtuan vetëm me disa gërvishtje të lehta.

Etiketa: AlpinistePukevdiq

Lajme të lidhura

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra
Aktualitet

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia
Aktualitet

(VIDEO) Konflikti për pronën në Klos/ Vajza publikon pamjet e dhunës, reagon policia

10:55 - 12/03/26
Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Para
Arrestimi i Kokës, LSI dorëzon në SPAK materiale shtesë për aferën e inceneratorëve

Covid-19, LSI: Vendi në gjendje emergjente, Rama tallet dhe bën karagjozin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë. Në një reagim për Report...

Lexo më shumë
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com