GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milan, dhimbje koke mes Championsit dhe… merkatos

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Milan, dhimbje koke mes Championsit dhe… merkatos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundi i sezonit të Milanit sillet rreth një fjale kyçe: prioritetet. Fillimisht gjysmëfinalja e Champions League kundër Interit, më pas vendi i katërt në kampionat dhe në fund merkato, edhe sepse kjo e fundit kushtëzohet nga dy variablat e parë.

Milani duhet të hyjë përsëri në top katër vitin e ardhshëm, i treti me radhë, përpara se të fillojë të mendojë për biznesin dhe negociatat.

Për momentin ka disa emra në fletoren e Maldinit dhe Massara, por nevoja është të përforcohen disa role, si zëvendësuesi i Giroud si dhe anësori i djathtë.

Nyja e parë ka të bëjë me rinovimin e Leaos dhe njëzet e dy milionët që ai i detyrohet Sportingut. Dy shuplakat e fundit që i janë dhënë Leçes kanë treguar se Milani nuk bën dot pa të.

Palët kanë muaj që diskutojnë kontratën dhe duken pranë firmës, por ende janë në negociata. Rafa u tha jo Chelseat dhe Real Madridit. Me pak fjalë, ka një spirale shtesë optimizmi.

Disa emra mbeten në prapavijë në rast shitjeje. Mes tyre është Noah Okafor, një sulmues nga Salzburgu, i cili mund të luajë edhe si anësor.

Këtë vit ai shënoi kundër Milanit në Champions League, në të parën nga dy ndeshjet e fazës së grupeve. Kontrata e tij skadon gjithashtu në vitin 2024, kështu që kostoja është e ulët (rreth 25 milionë). Numrat e tij janë premtues: 10 gola dhe pesë asistime në 32 ndeshje.

Pavarësisht se si do të përfundojë në ligë, Milani e di se do të duhet të ndërhyjë për të përmirëuar sulmin.

Giroud ka rinovuar edhe një sezon, por në shtator do të mbushë 37 vjeç, ndaj i duhet një tjetër sulmues. Maldinit dhe Massaras i pëlqen Joao Pedro i Ëatford, një brazilian njëzet e një vjeçar me njëmbëdhjetë gola në Championship, por ai duket i destinuar për në Premier League.

Është ende e kalueshme rruga që të te Alvaro Morata, i lindur në vitin 1992, një sulmues që e njeh mirë Serinë A.

Së fundi, Ibra mbetet një enigmë: nga njëra anë është vullneti i tij për të vazhduar, nga ana tjetër dyshimet për aftësinë e tij fizike.

Suedezi është 41 vjeç dhe ndaj Leçes u dëmtua gjatë përgatitjes para ndeshjes për shkak të problemit të zakonshëm të pulpë. Situata mbetet për tu monitoruar.

Në fund, Origi, i lidhur me Milanin deri në vitin 2026, u tregua joefektiv në disa raste. Edhe për të do të duhet të bëhen rivlerësime.

Shqetësimi i fundit ka të bëjë me krahun e djathtë, edhe nëse pika e kthesës mund të çojë në një emër të njohur: Brahim Diaz.

Spanjolli është nën kontratë me Realin, Milani mund ta blejë atë për 22 milionë dhe Blancos kanë të drejtën e riblerjes në 27 milionë, por në disa daljet e fundit spanjolli ka qenë më bindës si krah i djathtë.

Mund të ketë një të ardhme si titullar në atë krah. Për momentin nuk ka emra të tjerë, duke u kuptuar se Pioli ka gjithmonë Saelemaekers dhe Messias.

Idea më e fundit për rolin e mesfushorit trekuartist e ka emrin Tommaso Baldanzi, njëzet vjeçari i Empolit, i kërkuar edhe nga Interi dhe Napoli. Konkurrenca është e lartë, por djali intrigon shumë.

Etiketa: AC MilanmaldiniMassaramerkatoSportsulmi

Lajme të lidhura

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26
Dëmtimi i Ernest Muçit alarmon klubin dhe Kombëtaren, testet në Turqi zbulojnë situatën e sulmuesit
Breaking Views

Dëmtimi i Ernest Muçit alarmon klubin dhe Kombëtaren, testet në Turqi zbulojnë situatën e sulmuesit

20:01 - 18/11/26
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores
Sport

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen çiftet e raundit të 1/8-ve, në garë hyjnë edhe tetë ekipet e Superiores

19:01 - 18/11/26
Para
Kundër sanksioneve mbi Rusinë, PE: Serbisë t’i ndërpriten ndihmat

Kundër sanksioneve mbi Rusinë, PE: Serbisë t’i ndërpriten ndihmat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
Aktualitet

Rrëshqitje masive dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve

11:22 - 19/11/26

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe gurësh të mëdhenj në aksin rural Kolonjë–Golem, duke krijuar vështirësi...

Lexo më shumë
Vjedhja e mbi 700 eurove të pensioneve në Postën e Durrësit, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës: Si u përplasa me Valbona Dunin

Zhdukja e 700 mijë eurove nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal

11:01 - 19/11/26
U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, Prokuroria thërret për pyetje Erjon Vishkullin

10:46 - 19/11/26
Ishte dënuar për vrasjen e bashkëshortes, 49-vjeçari i jep fund jetës në burgun e Reçit duke u varur me litar

Sherr mes të dënuarve në burgun e Reçit, ndërhyn policia dhe nis kontrolli i qelive

10:36 - 19/11/26
Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

Vasili: Shqipëria i hap rrugën mishit të prodhuar në laborator, ndërsa Italia e ndalon me ligj

10:28 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com