GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milan, Pioli flet para sfidës me Salernitanën

15:42 - 12/03/23
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
Pioli: Ibrahimoviç duhet të falenderojë shokët për formën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milani mbërrin në ndeshjen kundër Salernitanës në valën e entuziazmit për kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe gati për të përfituar nga nokauti i Interit ndaj Spezias dhe barazimi i Lazios me Bologna për të rimarrë vendin e dytë. Megjithatë, për trajnerin Pioli, ky takim, fsheh disa gracka: “Tani duhet të kthehemi në kampionat me vendosmëri të madhe” e nisi trajneri i kuqezinjve në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes. “Nëse duam të rijetojmë disa emocione që po përjetojmë në Ligën e Kampionëve, duhet të përfundojmë në top katërshen. Unë pashë atë që doja të shihja këtë javë, ne jemi të fokusuar.”

 

KONFERENCA PËR SHTYP E PIOLIT (E PLOTË)

Si është skuadra pas fitores në Londër?

“Ekipi po ecën mirë fizikisht, mendërisht, taktikisht. Ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë më mirë. Të mërkurën hodhëm një hap të rëndësishëm për rritjen tonë. Punuam shumë kur kishte shumë procese jashtë, ishim të bashkuar dhe u përpoqëm të kuptonim se çfarë nuk po funksiononte. I gjithë sezoni që do të vijë nga nesër e tutje do të jetë vendimtar”.

 

Çfarë Milani  do të shohim kundër Salernitanës?

“Milani më i mirë në mënyrën më absolute, është një ndeshje e rëndësishme. Ajo që bëmë dje, nuk vlen më, ajo që bëjmë nesër ka rëndësi”.

 

A mund ta imagjinojmë Ibrahimovicin si titullar?

“Jo nesër, po së shpejti. Kjo varet nga shumë gjëra. Ai është duke u përmirësuar, ai është duke u stërvitur vazhdimisht në javët e fundit. Nesër ai nuk do ta fillojë ndeshjen si titullar, por do të jetë aty për të na ndihmuar.”

 

Si është (fizikisht) Leao?

“Mbi të gjitha, ne mund të përmirësohemi për sa i përket shërbimit të tij. Madje dhe kundër Tottenhamit ai bëri 4-5 lëvizje në thellësi që nëse do t’i kishim shërbyer, ai pothuajse me siguri do të ishte përballë portierit. Rafa është lojtari më i lirë në rolin e tij, duhet të kërkojmë hapësira dhe zgjidhje sulmuese. Salernitana është një ekip kompakt, ata zënë pozicione të ngjashme me ato të Tottenhamit, duhet të jemi të kujdesshëm për të kontrolluar mirë ndeshjen ndaj një ekipi që mbrohet shumë mirë dhe mund të kundërsulmojë shumë shpejt. Duhet të jemi shumë të vëmëndshëm”.

 

Ku mendoni se Milani juaj mund dhe duhet të përmirësohet? Dhe më pas, duke folur për individët, a ka mundësi që De Ketelaere të luajë nga minuta e parë?

“Ekipi duhet të përmirësohet në zgjidhjen e situatave. Në pjesën e parë kundër Tottenhamit ne mund të kishim dribluar shumë më mirë, ka shumë zgjedhje të lojës që mund t’i përmirësojmë. De Ketelaere është mirë si shumë lojtarë në atë pozicion. Ai kishte një moment që nuk shkëlqeu as në stërvitje. Po ecën mirë fizikisht dhe mendërisht, po rritet. Është gati të japë kontributin e tij”.

 

E keni parë golin e Daniel Maldinit ndaj Interit? Ai mund të jetë sulmuesi i së ardhmes së Milanit. Dhe çfarë mund të na thoni për Vranckx?

“Sinqerisht, nuk e pashë Spezia-Inter, më pas e pashë golin e Danielit. Nuk do të komentoj. Po mendojmë vetëm për të fituar në ligë, humbja në Firence nuk na la të gjejmë vazhdimësi. Sa i përket Vranckx, e ardhmja, është ende herët për tu vendosur”.

 

Si e gjykoni rrugëtimin e Milanit deri tani?

“Krahasuar me sezonin e kaluar, ne po bëjmë më mirë në Europë dhe më pak mirë në kampionat. Të jemi në gjendje ta vendosim Milanin në Ligën e Kampionëve për tre vjet rresht është qëllimi ynë. Që tani e tutje, çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme, duhet të shtyjmë që nesër në mbrëmje”.

 

Është më e rëndësishme të vazhdoni rrugëtimin në Champions League apo të siguroni të paktën vendin e katërt?

“Po flasim për Kupën dhe para çerekfinaleve kemi një muaj kohë si dhe 4 ndeshje të ligës. Nuk po e mendojmë këtë, mbi të gjitha për shkak të asaj që kam parë te lojtarët e mi këto ditë. Liga italiane ka trajnerë qe përgatisin ndeshje dhe studiojnë sesi të neutralizojnë kundërshtarin ne mënyrën më të kujdesshme, me Salernitanën do jetë e vështirë. Synimi për të përfunduar në 4 të parët nuk është është prioritet. Duhet të mendojmë vetëm te shënojmë dhe të luajmë mirë”.

 

Si është Brahim Diaz?

“Ai është një lojtar i kompletuar, unik në karakteristikat e tij. Një lojtar me cilësi, frymëzim, punë të palodhur, sakrificë. Unë punoj shumë mirë me Brahimin dhe ai është shumë i lumtur. Blerja përfundimtare? Jemi vetëm në mars, pastaj do të shohim “.

 

Me këtë kalim të turit, Milani do të bëhet sërish i frikshëm në Europë?

“Nuk e di, duhet të pyesni të tjerët. Kur të vijë shorti do të jenë 8 ekipe të nivelit të lartë. Nuk mendoj se dikush do të jetë i lumtur të përballet me ne.”

Etiketa: MilanPioliSport

Lajme të lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim
Breaking Views

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit
Breaking Views

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Para
Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni 5 kilogramë në një javë

Çfarë ndodh me trupin tuaj kur humbni 5 kilogramë në një javë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtoi 1.2 milionë euro,  Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme  nga shembja e  rrugës
Aktualitet

Kushtoi 1.2 milionë euro, Unazën e Poshtme të Burrelit bëhet e pakalueshme nga shembja e rrugës

10:09 - 23/04/26

Thellohet skandali me gjendjen e Unazës së Poshtme të Burrelit, pasi rruga degradon çdo ditë e më shumë dhe në...

Lexo më shumë
Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

Vodhën 40.000 kg kafe në subjektin ku punonin dhe përfituan 800 mijë euro, arrestohen 2 magazinierë (Emrat)

09:51 - 23/04/26
Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

Sulmet në Ngushticën e Hormuzit, rriten çmimet e naftës në tregjet globale

09:35 - 23/04/26
“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

“Porta e Alpeve”, qeveria hedh 100 milionë euro në Shkodër para zgjedhjeve lokale

08:55 - 23/04/26
Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

Institucionet shqiptare ‘mbetën në ajër’ me paratë publike: 3.8 mln euro për bileta avioni në 2025

08:33 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com