GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Milan shpreson te “remuntada”, ka në favor historinë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Milan shpreson te “remuntada”, ka në favor historinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në thuajse 100 vjet përballje mes tyre, Milani dhe Interi i kanë dhënë jetë shumë ndeshjeve epike.

236 sfida milaneze në vetëm shtatë prej tyre kuqezinjtë kanë ditur të reagojnë pasi janë gjendur në disavantazh pas një pjese loje.

Në të gjitha rastet ka ndodhur pas viteve ’70-të, ndërkohë që deri në atë kohë përmbysjet ishin provuar nga lojtarë të Interit.

Sa u përket kuqezinjve, për herë të parë i ka ndodhur në 1984-ën, ndërsa e fundit është diçka më shumë se një vit më parë, kur Giroud me dopietën e tij anulonte avantazhin e Perisiçit.

Në mes edhe pesë sfida të tjera, por vetëm në njërën prej tyre “djalli” ka ditur të zhvlerësojë dy gola avantazh të kushërinjve.

Ishte viti 2004 kur Cristiano Zanetti dhe Stankoviç gjenin rrugën e rrjetës duke i dhënë jetë një feste të parakohshme zikaltër.

Reagim kuqezi vjen në 45 minutat e dytë me Jon Dahl Tomasson, Kaka dhe Seedorf, që me silurën e tij parajsën ua dhuron kuqezinjve.

Në ndeshjet e tjera avantazhi interist ka qenë gjithmonë minimal. Kjo ndodhte në 1984-ën, 1987-ën, 1999-ën, 2001-shin dhe siç thamë në 2022-shin.

Në fakt, në historikun e “remuntadave” të Milanit është edhe Superkupa e vitit 2011. Sneijder çonte në avantazh Interin që në pjesën e parë, ndërkohë që golin e holandezit e anulonin Ibrahimoviç dhe Kevin Prince Boateng.

Në turin e parë të Kupës UEFA të sezonit 1985-86 Milani përmbyste rezultatin 3-1 kundër Auxere, duke mundur të njëjtën skuadër 3-0 në ndeshjen e kthimit.

Në Champions, përmbysja e fundit është ajo e gjysmëfinales së 2007-ës kur pas humbje 3-2 në Angli, ekipi i Ancelottit zhvillonte ndeshjen perfekte kundër Man. United në “San Siro”.

Etiketa: interMilanSport

Lajme të lidhura

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes
Sport

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja
Sport

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Para
Më shumë se 2 milionë refugjatë pritet që të mësyjnë drejt Greqisë, zbulohet raporti sekret që është në dorën e Mitsotakis

Kryeministri grek paditet për aksidentin me trena

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)
Aktualitet

Lëvizje në qeveri në situatë kaosi, Rama bën dy emërime të reja (Emrat)

21:12 - 21/10/26

Në mes të krizës politike dhe presioneve të vazhdueshme nga lëvizja protestuese në rrugë, qeveria ka njoftuar miratimin e dy...

Lexo më shumë
“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

“Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me ‘studentë të shpikur’”

21:10 - 21/10/26
“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

“Të rinjtë duan fundin e korrupsionit”/ Raportuesi i PPE për Shqipërinë reagon për protestat në Tiranë: Të mbrohet e drejta për të kundërshtuar pushtetin

20:44 - 21/10/26
Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

Studentët paralajmërojnë: Nesër në orën 09:00 protestë tek Parlamenti

20:32 - 21/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

“Dorëheqje, dorëheqje”/ Thirrjet e fuqishme të studentëve, nis marshimi në Bulevard

20:25 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com