GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Milatoviç zgjidhet president, mbështetësit: Kosova është Serbi

09:29 - 03/04/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Milatoviç zgjidhet president, mbështetësit: Kosova është Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikani pro serb Jakov Milatoviç, është zgjedhur president i Malit të Zi në raundin e dytë të votimeve ku mundi Milo Gjukanoviçin me rezultat të thellë. Kreu i ri i shtetit premtoi se brenda 5 viteve, Mali i Zi do të jetë vend anëtar i Bashkimit Europian. Pas shpalljes së rezultatit, para selisë së partisë “Evropa Tani”, mbështetësit festuan ndërkohë që nuk munguan as thirrjet nacionaliste: Kosova është Serbi!

E diela e 2 prillit shënoi fundin e epokës politike të Milo Gjukanoviçit në Mal të Zi, pasi Jakov Milantoviç u zgjodh president i vendit në raundin e dytë të votimit.

Fituesi ka marrë 60,2% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Malin e Zi, ndërsa ish-presidenti Millo Gjukanoviç u mbështet nga 39,8% e votuesve duke u larguar nga pushteti pas plot 30 vitesh.

Kreu i ri i shtetit tha se Mali i Zi bëri dhe i tha lamtumirë regjimit të Gjukanoviçit dhe bëri një hap drejt të ardhmes më të mirë europiane.

“Në pesë vitet e ardhshme ne do ta anëtarësojmë Malin e Zi në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, nuk do të ketë më kurrë konflikte nga Mali i Zi ndaj asnjë vendi të Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve tanë. Ne duam unitet, harmoni dhe përparim në Ballkanin Perëndimor evropian”.

E teksa Milatoviç bënë këto deklarata mbështetësit e tij kanë provokuar gjatë festës para selisë “Europa tani” me thirrje Kosova është Serbi! Siç raportojnë mediat serbe, përkrahësit e Milatoviç, një politikan pro serb, mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi” dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.

Gjukanoviç pranon humbjen në zgjedhjet presidenciale në Malit të Zi

Milo Gjukanoviç, 61 vjeç, i cili ka shërbyer herë si kryeministër e herë si president i Malit të Zi për 33 vjet, pranoi humbjen duke e uruar fituesin.

Jakov Milatoviç është kandidati i Lëvizjes Evropa Tani, forcë politike e themeluar në qershor të vitit të kaluar. 37-vjeçari i zgjedhur president, ka hyrë në politikë më pak se tri vite më parë.

Etiketa: Kosovamilatovicservi

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptarë nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Pasi i zgjidhi hallet e shqiptarëve, Rama bëhet edhe ‘gazetar’

Pasi i zgjidhi hallet e shqiptarëve, Rama bëhet edhe ‘gazetar’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com