GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miliarda me tendera, “Alb-Building” gjobitet për shkeljen e ligjit “Për pastrimin e parave”

16:40 - 12/01/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “Alb-Building” është pjesë e asaj liste të shoqërive të ndërtimit që marrin “pjesën e luanit” në tenderat e fuqishëm shtetërorë.

Në 10 vitet e fundit, shoqëria në pronësi të Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha përllogaritet si fitues në një mori procedurash të prokurimit publik, të cilat në total e kalojnë vlerën e 100 milionë eurove.

E, megjithatë, pavarësisht “ecurisë së artë” të biznesit, një histori gjobe për shkelje të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” nuk po i shmanget prej më shumë se një dekade.

Diçitura: Në periudhën 2019-2023, “Alb Building” ka fituar tendera publikë në vlerë rreth 30 mld lekë të vjetra (Burimi: Open data)

Nuk është një gjobë e madhe për një kompani miliardere-shuma është 1 milionë lekë të reja. Edhe shkelja ligjore nuk është shumë e rëndë-kompania nuk ka marrë masat e nevojshme administrative për të ngritur një strukturë me qëllim parandalimin e pastrimit të parave.

Por, gjithësesi, fakti që tashmë, me vendim të konfirmuar në tre shkallët e gjyqësorit, rezulton se “Alb-Building” është e sanksionuar për shkelje të ligjit “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizimit” është një dekoratë, të cilën, pronarët e saj nuk do të donin ta kishin në gjoksin e kompanisë së tyre.

Historia e një gjobe 10-vjeçare
Në dhjetor të vitit 2011, Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave njofton shoqërinë “Alb Building” se ka vendosur ndaj saj një gjobë në vlerë 1 milionë lekë të reja.

Shkaqet e dënimit, sipas vendimit të gjobës ishin:
– Shoqëria e ndërtimit “ALB-Building” sh.p.k nuk ka emëruar një person përgjegjës dhe zv/përgjëgjes;
– Nuk disponojnë një sistem të centralizuar përgjegjës per grumbullimin dhe analizimin e të dhënave.
– Nuk kanë kryer trajnime për punonjesit e shoqërisë në zbatim të gërmes “b”,te pikës 1 të nenit 11 të Ligjit nr.9917 date 19.05.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Diçitura: Kompania “Alb Building” është në pronësi të Pëllumb Beta dhe Odhise Bresha

Shoqëria private nuk ishte dakord me penalitetin administrativ dhe kërkoi shfuqizimin e saj në Gjykatën e Tiranës. Kjo e fundit, në qershor të vitit 2012, rrëzoi kërkesën e kompanisë.

Në vendimin e saj, gjykata konstatonte se shoqëria e ndërtimit është njoftuar për një gjobë në shumën 1.000.000 leke për mosrespektim të kërkesave të parashikuara të ligjit nr. 9917, datë 19.05.2008 “Për parandalimin dhe pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit”.

Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave i ngarkon kësaj shoqërie një detyrim financiar prej 1.000.000 lekë, pasi kjo shoqëri ka përgjegjësi direkte për mosrespektim të afateve kohore për kthimin e përgjigjes në zbatim të nenit 11 të ligjit 9917/2008.

Vonesat e konstatuara në Aktin e Inspektimit datë 12 dhjetor 2011 mbajtur nga inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit dhe Pastrimit të Parave kanë ardhur për shkak të veprimeve në vonesë të shoqërisë paditëse.

Këto vonesa kanë ardhur si rezultat i mos marrjes së masave përkatëse nga shoqëria paditëse. Shoqëria paditëse në seancën e shqyrtimit administrativ pranë palës së paditur më datë 22.12.2011 me anë të përfaqësuesit të saj ka pranuar se janë të ndërgjegjshëm se ato nuk e kanë paraqitur në kohë Raportin e Vetëkontrollit.

Gjithashtu akti i inspektimit në të cilin janë konstatuar shkeljet përkatëse është nënshkruar rregullisht nga drejtuesit e shoqërisë paditëse. Pra, ky akt inspektimi është pranuar nga shoqëria paditëse në momentin e hartimit të tij.

Diçitura: Material promocional i kompanisë “Alb Building”

Pas këtij vendimi, kompania “Alb-Building” i drejtohet me ankim Gjykatës së Apelit të Tiranës.

Kolegji administrativ i Gjykatës së Apelit, në datë 28 qershor 2013, vendosi të rrëzojë kërkesën e shoqërisë së ndërtimit.

Sipas vendimi, “Të gjitha pretendimet e ngritura në ankim nga paditësi në proces gjenden të pabazuara nga gjykata e apelit”.

Shoqëria “Alb Building” shpk nuk heq dorë dhe i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, duke renditur disa nga arsyet se përse penalizimi nuk qëndron.

Diçitura: Vendimi i Gjykatës së Lartë për “Alb Building”

Sipas drejtuesve të saj, shoqëria “ALB – Building” SHPK ka emëruar si persona përgjegjës për parandalimin e pastrimit të parave z. Odhisea Bresha, administrator i shoqërisë, dhe z. Hasim Lama, Drejtor Finance (Urdhër datë 05.05.2009).

Po ashtu, shoqëria ka miratuar Rregulloren e Brendshme “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit” dhe e ka përshtatur atë edhe me ndryshimet e mëvonshme të ligjit (shih Vendim nr. 6, datë 25.09.2011 “Për Miratimin e ndryshimit të rregullores “Për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit”). Ka trajnuar personelin përkatës në periudha të ndryshme të vitit 2011, duke i njohur me ndryshimet e ligjit dhe praktikat e reja që duhen ndjekur.

Në vijim, kompania i drejtohet gjykatës se, megjithëse sa sipër janë detyrime formale ligjore, pasi shoqëria, (siç rezulton edhe nga vetë konstatimet e kontrollit) për vitin 2011 ka punuar kryesisht në ndërtimin e rrugëve të ndryshme në Shqipëri, të gjitha këto janë me tender nga D.P.Rrugëve dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si dhe nënkontraktor me “JV ALB- Building Copri”, rezulton se shoqëria ka plotësuar me përpikmëri detyrimet e saj ligjore.

Kompania e konsideron “të papritur” rezultatin e kontrollit të Drejtorisë së Pastrimit të Parave.

Sipas saj, në asnjë rast, siç rezulton edhe nga aktet e kontrollit, nuk është konstatuar nga inspektorët shkelja e detyrimit për raportimin e transaksioneve, kjo për faktin se shoqëria nuk ka kryer asnjë transaksion që duhet të raportonte sipas ligjit, pasi të gjitha transaksionet i ka kryer në rruge bankare.

Gjykata e Lartë, me vendimin e datës 7 Dhjetor 2023, ka vendosur rrëzimin e kërkesës së shoqërisë “Alb Building” dhe lënien në fuqi të vendimeve të gjykatave të shkallëve më të ulta për penalizimin me gjobë të kompanisë private.

Diçitura: Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e kompanisë “Alb Building”

Sipas Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, “…pjesa më e madhe e pretendimeve në rekurs që ngre çështje të vlerësimit të provave, del jashtë juridiksionit rishikues dhe ekskluzivisht ligjor të Gjykatës së Lartë. Nëpërmjet rekursit dhe gjykimit në Gjykatën e Lartë nuk mund të pretendohet të rihapet edhe një herë shqyrtimi gjyqësor i provave. Për këtë aspekt të gjykimit shqyrtimi gjyqësor është mbyllur pas shqyrtimit të çështjes në gjykatën e apelit”.

Për këto arsye, Gjykata e Lartë vendosi “Mospranimin e rekursit të palës paditëse shoqëria “ALB-Building” SHPK, kundër vendimit nr.1547, datë 28.06.2013, të Gjykatës së Apelit Tiranë”.

Etiketa: alb buldinggjobaPastrim parash

Lajme të lidhura

Tenderi 465 MLN lekë i mobilimit/ Poltroni rrotullues i Anuelës duhej testuar jashtë shtetit, KPP anulon kriteret “diskriminuese”
Breaking Views

Tenderi 465 MLN lekë i mobilimit/ Poltroni rrotullues i Anuelës duhej testuar jashtë shtetit, KPP anulon kriteret “diskriminuese”

09:06 - 21/06/25
Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt
Breaking Views

Ja si i ndajnë tenderat “Vodafone” dhe “One”, pakti për kontratën 743 MLN lekë që u prish nga arrestimi i Veliajt

16:54 - 20/06/25
Skerdi Drenova i jep pa garë Tanit të Kakomesë paratë e Ujësjellësit të Tiranës për siguracione
Breaking Views

Skerdi Drenova i jep pa garë Tanit të Kakomesë paratë e Ujësjellësit të Tiranës për siguracione

10:46 - 19/06/25
Para
Franca shkrin miliona monedha sepse BE-së nuk i pëlqenin yjet në to

Franca shkrin miliona monedha sepse BE-së nuk i pëlqenin yjet në to

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Vithkuq të Korçës
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Vithkuq të Korçës

16:52 - 22/06/25

Mëngjesin e sotëm, një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët në fshatin Vithkuq të Korçës. Sipas të dhënave, mësohet se...

Lexo më shumë
Hakmarrja/ Policia merr në pyetje Preng Gjinin për vrasjen e Pjetër Kazës

Hakmarrja/ Policia merr në pyetje Preng Gjinin për vrasjen e Pjetër Kazës

16:34 - 22/06/25
Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

Murtaja e bagëtive/ Zgjerohet harta, shkon në 10 numri i vatrave, 12 ferma me të imta të infektuara

16:16 - 22/06/25
Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia

Grabiti argjendarinë e ish-gruas në Gjirokastër, ekstradohet nga Greqia

16:03 - 22/06/25
Zbulime të periudhës së Neolitit në Istog

Zbulime të periudhës së Neolitit në Istog

15:57 - 22/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com