GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Miliona euro humbje nga zhvlerësimi i euros, Qeveria lë në ‘baltë’ fasonerinë

14:46 - 30/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prodhuesit e veshjeve dhe të këpucëve kanë humbur më shumë se 47 milionë euro përgjatë 10 muajve të këtij viti për shkak të zhvlerësimit të euros, duke qenë se ato i kanë të lidhura kontratat me jashtë në monedhën evropiane.

Humbja e madhe tregohet nga të dhënat e Institutit të Statistikave nga janari në tetor të këtij viti janë eksportuar 1 miliardë e 42 milionë euro tekstile dhe këpucë, nga 1 miliardë e 89 milionë euro që ishte vlera e eksporteve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkaku kryesor është zhvlerësimi i euros, pasi një euro në vend aktualisht po këmbehet poshtë nivelin 103 lekë, ndërkohë që vjet në këtë periudhë ishte 116-117 lekë. Mbiçmimi i lekut përveç të hyrave nga turistët, investimet e huaja direkte apo remitancat, është shkaktuar edhe nga paraja informale si dhe nga shtrëngimi i politikës monetare të bankës së Shqipërisë, e cila herë pa here ka rritur normën bazë të interesit me qëllim që leku të bëhet më i kushtueshëm, në mënyrë që të mbahet nën kontroll inflacioni.

Të gjendur të pambështetur përballë kursit të këmbimit, fasonët i dërguan një letër të hapur Ministrit të Financave ku i shpjegonin situatën e rëndë ku ndodhet sektori.

“Po vuajmë një situate shumë të rëndë, jo vetëm nga Kursi i këmbimit por edhe nga mos interesi i qeverisë së Shqipërisë. Mos interesi i institucioneve për krizën, na bën të kuptojmë që jemi të fundit dhe nuk kemi një dritë në fund të tunelit”, thotë Prençe.

Nis shkurtimi i stafit!

Përtej humbjeve të mëdha financiare, impakti social që do të japë kjo krizë do të jetë përtej lekëve. Me dhjetëra punonjës largohen çdo ditë nga puna për shkak të mungesës së fondeve nga industria e veshjeve dhe këpucëve, për ti paguar.

Ashtu si sektori bujqësor që punëson kryesisht ata që jetojnë në zona rurale, edhe fasoneritë punësojnë një kategori individësh që nuk e kanë të lehtë aksesin në profesione apo fusha të tjera.

Kryetari i Shoqatës Pro Eksport Albania Edvin Prençe thotë se fatkeqësisht stafi po shkurtohet pasi është e pamundur t’ju japin rrogat.

“Ne dita ditës kemi një humbje në rreth 50 punonjës që largohen nga sistemi i punës në vendin tonë”, tha Prençe.

Humbjet thotë sektori kapërcejnë në miliona euro.

“Ajo çfarë ne kemi llogaritur është 150 euro humbje për punonjës, ose 9 milionë euro humbje në muaj në sektor. Kjo humbje nuk është fitimi i munguar i bizneseve por është likuiditeti munguar, nuk bëjmë rritje pagash, investime dhe nuk paguajmë detyrimet.”, tha Prençe.

Premtimi i pa mbajtur i qeverisë për manifakturën!

 

“Paketa manifakturë ka mbi 3 vite në sirtarët e Ministrisë së Financave, nuk ka asnjë lloj reagimi”, kështu shprehet i zhgënjyer nga qeveria Edvin Prençe, i cili kujton se paketa e premtuar e vitit 2021 nuk po gjen zbatim nga qeveria.

Pas daljes nga izolimi i shkaktuar nga pandemia COVID-19, sektorit të manifakturës ju premtua miratimi i një garancie sovrane prej 50 milionë euro, për të mbështetur sektorin në përballimin e kostove, investimin në makineri të tjera si dhe për të pasur likuiditet të mjaftueshëm për aktivitetin e tyre.

Përveç kësaj ndihme, kësaj industrie ju premtua edhe rimbursim për çdo punonjës të ri për tre muaj. Do ju lehtësohej barra tatimore duke ju rritur indeksin e amortizimit si dhe një program për trajnime inovacioni në mënyrë që të zhvilloheshin më tej produktet e fasonerive.

Por pavarësisht këtyre premtimeve në projektbuxhetin e vitit 2024 nuk është planifikuar asnjë masë për të mbështetur këtë sektor dhe jo vetëm.

Rënia e euros godet arkën e shtetit!

Edhe pse vetë qeveria e ka pranuar se rënia e euros po godet ekonominë përsëri nuk ka parashikuar masa mbrojtëse si për bizneset ashtu edhe për buxhetin e shtetit. Në relacionin që shoqëronte rishikimin e buxhetit të këtij viti, Ministria e Financave pohonte se arkës së shtetit i mungojnë 115 milionë euro për vetëm 9 muaj për shkak të zhvlerësimit të euros dhe dollarit.

Kjo humbje me gjasa do të thellohet edhe më tej për shkak se euro ka hyrë në ciklin e dytë të rënies pas muajit gusht. Referuar kursit të Bankës së Shqipërisë euro aktualisht po këmbehet afër nivelit 102 lekë duke rënë me rreth 15 lekë krahasuar me vjet.

Rënia e euros ul të hyrat në buxhet kryesisht ato që vijnë nga TVSH-ja që paguhet në doganë kur importohen produkte si dhe nga akciza, kjo për shkak se konvertimi i euros në lekë këtë vit është shumë i ulët se vjet.

Etiketa: Banka e Shqiperisefasoneriqeveria

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Çfarë vendimi do marrë Kushtetuesja për Butrintin? Zhupa: S’tërhiqemi

Çfarë vendimi do marrë Kushtetuesja për Butrintin? Zhupa: S'tërhiqemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com