GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miliona të vdekur në pak orë, çfarë do të ndodhte nëse Putin përdor armët bërthamore

15:53 - 21/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miliona të vdekur në pak orë, çfarë do të ndodhte nëse Putin përdor armët bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Universiteti Princtonin në bashkëpunim me Programin për Shkencë dhe Siguri Botërore kanë realizuar një simulim të frikshëm për armët bërthamore. Modeli është prezantuar për herë të parë në vitin 2017, ndërsa është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të situatës të tensionuar në botë.

Sipas këtij parashikimi, në vetëm 5 orë do të humbnin jetën të paktën 34 milionë persona. Modeli, i bazuar mbi të dhënat zyrtare mbi vendndodhjen e armëve bërthamore, objektivat, parashikon miliona viktima vetëm në orët e para të një konflikti të tillë bërthamor. Mbi 59 milionë njerëz të tjerë do të plagoseshin, pa llogaritur këtu dhe ata që do të vdesin nga rrezatimi.

Simulimi mund të duket në vetvete si shumë shqetësues, por mund të përdoret nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të hartuar plane dhe për të informuar popullin se si mund t’i mbijetojnë një sulmi. Sulmi nis brenda kontekstit të armëve konvencionale, që do të thotë një konflikt jobërthamor.

Sipas tij, Rusia mund të lëshojë një raketë paralajmëruese nga baza pranë Kaliningradit në drejtim të Detit të Zi për të ndalur avancimin e NATO-s, e cila më pas hakmerret me një sulm ajror taktik.

Më pas, Rusia dërgon 300 koka bërthamore drejt bazave të NATO-s dhe trupave që avancojnë në Europë përmes avionëve apo raketave me rreze të shkurtër veprimi. Aleanca e Atlantikut verior më pas do të kundërpërgjigjet me 180 bomba bërthamore të lëshuara nga avionët.

Në këtë moment, viktimat vlerësohen të jenë mbi 2.6 milionë, ndërkohë që në një periudhë prej 3 orësh pjesa më e madhe e Europës do të jetë e shkatërruar. Për shkak të kësaj, NATO do të reagojë përmes SHBA-së dhe flotës së nëndetëseve duke nisur 600 koka bërthamore në një sulm nuklear strategjik.

Rusia, nga ana tjetër, për të mos lejuar që arsenali i saj të shkatërrohet do të lëshojë të gjitha raketat që ka në dispozicion nga nëndetëset dhe bazat ushtarake. Sipas parashikimit, do të ketë të paktën 3.5 milionë viktima në këtë fazë të luftës që do të zgjaste 45 minuta.

Etiketa: armeberthamoreEvropeRusi

Lajme të lidhura

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit
Botë

Pas sulmeve në Liban, Irani bllokon sërish Ngushticën e Hormuzit

18:49 - 08/04/26
Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit
Botë

Sulme pas armëpushimit? Irani akuza për goditje të rafinerisë së naftës, reagon edhe kryeministri i Pakistanit

18:28 - 08/04/26
Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese
Botë

Papa Leone XIV mirëpret armëpushimin mes SHBA dhe Iranit: Është një shenjë shprese

12:23 - 08/04/26
Para
Lufta/ Rusia përgatitet për ofensivën ukrainase në rajonin e Hersonit

Lufta/ Rusia përgatitet për ofensivën ukrainase në rajonin e Hersonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq
Sport

Atlético Madrid shkatërron Barcelonën në Camp Nou, dy gola dhe 1 karton i kuq

23:27 - 08/04/26

Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi...

Lexo më shumë
Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

Ndeshje e mërzitshme në Paris, Slot mban në stol Salah, Liverpool kthehet me humbje

23:15 - 08/04/26
VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

VIDEO/ Një eurogol “shtang” Barcelonën, katalanasit me 10 lojtarë

22:01 - 08/04/26
U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

U përplas pasi nuk i ndaloi Policisë në Fier, plagoset drejtuesi i mjetit!

21:53 - 08/04/26
Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com