GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Milot-Balldre”, gosti për oligarkët: Qeveria rihap garën 365 mln euro për 17 kilometra

09:28 - 01/06/25
në Breaking Views, Ekonomi, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
“Milot-Balldre”, gosti për oligarkët: Qeveria rihap garën 365 mln euro për 17 kilometra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rihap garën për koncesionin e rrugës Milot-Balldre për një afat 35 vjeçar. Menjëherë vihet re se vlera e koncesionit është rritur me mbi 110 milionë euro në krahasim me projektin e vitit 2019.

Referuar dokumenteve projekti do të jetë një investim privat ku supozohet që operatori ekonomik do të sigurojë i vetëm financimin dhe do të bëjë ndërtimin opertimin dhe mirëmbajtjen e rrugës dhe të ardhurat e saj do ti sigurojë nga vendosja e pagesës.

“Objekti i kontratës Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim i segmentit rrugor “Milot-Balldre”.

2.Forma e kontratës Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje, rehabilitim dhe transferim 3. Vlera e Totale e parashikuar për Kontratën është 364’732’924 EUR pa TVSH.

Në këtë vlerë përfshihen shuma e Vlerës së Projektimit , Vlerës së Operimit, vlerës së Mirëmbajtjes rutinë dhe kapitale.

– Vlera e parashikuar e Projektit është 3’650’964 EUR pa TVSH (Projektimi) plus 182’548’198 EUR pa TVSH (Ndërtim, rehabilitim) plus 10’122’482 EUR pa TVSH (Sistemi i Pagesës (toll).

-Vlera e parashikuar e Operimit është 84’979’849 EUR pa TVSH (Operimi) – Vlera e parashikuar e Mirëmbajtje Rutinë dhe Kapitale është 83’431’431 EUR pa TVSH” thuhet në dokumentet e tenderit.

Sipas MIE gjurma e propozuar e rrugës “Milot-Balldre” fillon në nyjen e Milotit, ku do të lidhet me segmentet e tjera rrugore Milot-Thumanë-Kashar-Lekaj dhe me Rrugën e Kombit, dhe do të përfundojë në rrugën ekzistuese Tiranë –Shkodër, në Balldre.

Gjatësia e rrugës vlerësohet në 17.2 kilometra ku në përbërje janë edhe një tunel dhe dy ura. Paralelisht duhet të ndërtohen edhe rrugët dytësore të këtij projekti.

Ashtu si në rastet e mëparshme edhe në këtë rast qeveria do të garantojë të ardhurat e koncesionarit që do të thotë se nëse ato bien për shkak të volumit më të ulët të trafikut sesa skenari bazë atëherë diferenca do të paguhet nga buxheti.

Në vitin 2018, koncesioni iu dha kompanisë së ish-deputetit Ndue Kola

Më herët rruga Milot-Balldre iu dha me koncesion kompanisë ANK e cila fitoi një bonus 8.5 pikë përmes një oferte të pakërkuar.

Praktika që do të zbatohej në atë kohë ishte ajo e një koncesioni 13 vjeçar sipas parimit me çelësa në dorë ku kompania do të bënte ndërtimin dhe operimin e këtij aksi duke përfituar pagesa nga buxheti.

Transparency International në raportin e asaj kohe ka zbuluar edhe skandalin me rrugën Milot-Balldren, ku kompania “A.N.K Sh.P.K” do të ndërtonte rrugën Milot-Balldren dhe do të përfitonte 300 milionë euro për vetëm 17.2 kilometër.

Kontrolli i Lartë i Shtetit zbuloi një rritje artificiale të kostove të projektit, që e cilësonte këtë rrugë si një “autostradë”, në vend të një “rruge ndërurbane, ku çmimi për studimin e fizibilitetit ishte rritur nga 61.5 milion euro në 140 milion euro.

Sipas raportit, kompania “A.N.K Sh.P.K” ka lidhje të ngushta me qeverinë, pasi themeluesi i saj është Ndue Kola, deputet i PS-së nga viti 2009 deri në 2013. Në vitin 2009 kompania iu shit të vëllait të Ndue Kolës, Agim Kola, i cili gjithashtu ka lidhje të ngushta me PS-në.

“Një nga efektet e këtij lloji të ligjit të përshtatur është përjashtimi i konkurrentëve, i cili nga ana tjetër ka një ndikim negativ në zhvillimin ekonomik. Sidoqoftë, ky nuk është efekti i vetëm. Në disa raste, ligje të tilla mund të jenë shumë të kushtueshme për buxhetin public. Në vitin 2018, kompania A.N.K. paraqiti një propozim të pakërkuar për qeverinë e Shqipërisë, për ndërtimin e autostradës Milot-Balldren. Në qershor 2018, Këshilli i Ministrave dha 8.5 për qind pikë bonus për kompaninë, dhe në tetor Ministria e Infrastrukturës njoftoi Koncesionin 13-vjeçar për A.N.K Sh.P.K. për ndërtimin e rrugës 17.2 km Milot-Balldren. Ligji u miratua në korrik 2019 për këtë qëllim. Për punën, kompania kërkoi 256 milion € (15 milion € për km), më shumë se dyfishi i shumës që qeveria e Shqipërisë kishte parashikuar për ndërtimin e rrugës në sektorin e saj.

Më pas, qeveria ndau një shtesë prej 44 milion € për projektin në planin e saj buxhetor afatmesëm, duke rritur koston totale për afro 300 milion €. Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) zbuloi një rritje artificiale e kostove të projektit të krijuar duke e kualifikuar projektin si një “autostradë” në vend të një “rrugë ndërurbane”, me një rritje konsekuente në çmim nga 61.5 milion € në 140 milion € për studimin e fizibilitetit. “A.N.K. Sh.P.K” është e lidhur ngushtë me Partinë Socialiste (PS). Kjo kompani u themelua në 1998 nga Ndue Kola, një deputet i PS-së nga 2009 në 2013. Në 2009, kompania iu shit vëllait të tij, Agim Kola, i cili është gjithashtu i lidhur ngushtë me PS-në. Lidhjet e ngushta të kompanisë me partinë në pushtet e bëjnë marrëveshjen të duket problematike”, thuhet në raportin e Transparency International.

Koncesioni për ANK u anulua, pasi kompania nuk arriti dot të merrte financimet për nisjen e projektit, si dhe pas akuzave të opozitës se po pastroheshin para. Tashmë qeveria ka zgjatur afatin dhe ka shtuar mbi 110 milionë euro në vlerën e projektit për t’ia bëre gati një oligarku tjetër.

Më 19 dhjetor 2024, qeveria hapi tenderin e ri që kishte afat 17 shkurtin 2025.  Më vonë MIE njoftoi 10 marsin 2025 si afati të ri për tenderin për 17 km rrugë, me 2 korsi për çdo drejtim. Dhe tashmë, pas zgjedhjeve është rihapur zyrtarisht tenderi.

gijotina.com/

Etiketa: KoncesioniKryesore1Milot-Balldre

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
Dosja “Partizani”, nesër shorti për caktimin e 3 gjyqtarëve, Berisha në GJKKO edhe për masën e sigurisë

Dosja “Partizani”, nesër shorti për caktimin e 3 gjyqtarëve, Berisha në GJKKO edhe për masën e sigurisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com