GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mimi Kodheli nuk shkon në sallën e Komisionit, PD: Rama ka frikë nga përballja

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mimi Kodheli nuk shkon në sallën e Komisionit, PD: Rama ka frikë nga përballja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sikurse vepruan me Komisionet e tjera, edhe në atë të Politikës së Jashtme, deputetët e PD kanë shkuar fizikisht në sallë për të ndjekur nga afër Komisionet Parlamentare.

Kur kanë hyrë në Kryesinë e Kuvendit, deputetët kanë gjetur sallën bosh, ku sipas PD, Kodheli po e drejton komisionin nga zyra e saj dhe po i fshihet opozitës.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Komisionit, Tomor Alizoti tha se mbledhjet zhvillohen online, ndërsa kafet janë plot.

“Është absurde që Komisioni i Jashtëm, në pikën më të rëndësishme të Kombit shqiptar, ku tanket serbe janë në kufi, ku sot është edhe vizita e Ursula von der Leyen, në situatën kritike të politikës së jashtme, Komisioni parlamentar i Politikës së Jashtme mblidhet online, pra, mblidhet nëpërmjet telefonave, mblidhet nëpërmjet selfie-t. Kur e gjithë Shqipëria është e hapur, kur kafet janë plot, kur koncertet nga bota sllave vijnë dhe këndojnë në Shqipëri, me mijëra njerëz të cilët konsumojnë edhe alkool, Shqipëria sot dhe kombi shqiptar që ka një sfidë të madhe, ku ka lënë Kosovën vetëm, ku diskutohet vetëm Open Balkan, për influencat e Serbisë, kur influencat ruse janë afër Ballkanit, komisioni i Jashtëm është online. Është me telefona”.

Sipas tij, shteti është kthyer në teatër kukullash, ndërsa shtoi më tej se në Shqipëri nuk ka më jetë parlamentare.

“Ne ishim fizikisht dhe nuk patëm mundësi të komunikomnim me njëri-tjetrin, të komunikonim me kolegët tanë, të kuptonim mbi sfidat e politikës së jashtme, mbi sfidat e këtij vendi, është absurde, është e turpshme që kjo Republikë Parlamentare, s’ka asnjë tipar parlamentar. Ky shtet është kthyer në një teatër kukullash. Është keq për vendin, ndihem shumë i shqetësuar bashkë me kolegët e mi që nuk kemi mundësi të mbrojmë interesat e vendit  tonë, interesat e Shqipërisë, interesat e opozitës. Por fakti që kryeministri, “ikona e modës shqiptare”, ka frikë nga përballja, është e tmerrshme për këtë vend. Ndjehem shumë i trishtuar që ne nuk kemi jetë parlamentare”, tha Alizoti.

Të dy kampet politik në vend kanë perceptime të ndryshme për mënyrën e zhvillimit të Komisioneve, ku qeveria është shprehur se komisionet do mbahen online, ndërsa opozita e ka kundërshtuar këtë vendim.

Etiketa: PD

Lajme të lidhura

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq
Breaking Views

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete
Breaking Views

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Ministri Çuçi nuk siguron jetën e policëve, por bën gjyqtarin: Autori do marrë dënimin më të ashpër

Ministri Çuçi nuk siguron jetën e policëve, por bën gjyqtarin: Autori do marrë dënimin më të ashpër

TË FUNDIT

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë
Breaking Views

Të premten mbërrin stuhia “Charles”, Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra 80 km/orë

18:33 - 10/11/26

Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë më 11 nëntor, me erëra që në zonat më të ekspozuara mund të...

Lexo më shumë
Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

Gjykata e Strasburgut për Belerin: I ligjshëm arrestimi për blerje votash, por u vonua nxjerrja në gjyq

18:21 - 10/11/26
Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

Reforma zgjedhore, Ambasadorja e BE-së takon Gjiknurin dhe Bylykbashin: Afati i ngushtë, duhen rezultate konkrete

17:58 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com