GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Ministra me IA” – Në kulmin e pushtet, Rama thellon talljet me elektoratin

16:29 - 18/07/25
në Aktualitet, Editorial, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ministra me IA” – Në kulmin e pushtet, Rama thellon talljet me elektoratin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar ditën e sotme me retorikën e tij të zakonshme, duke shpalosur premtime të radhës rreth Inteligjencës Artificiale  gjatë një takimi me përfaqësues të teknologjisë, biznesit dhe start-up-eve. Ndërsa vendi përballet me sfida të thella ekonomike, sociale dhe institucionale, kryeministri zgjedh të flasë për ministra dhe kryeministra me AI, duke lënë pas një shije të hidhur dhe një pyetje thelbësore: A është ky një vizion i vërtetë për të ardhmen, apo thjesht një manovër për të shmangur përgjegjësitë e së tashmes?

Edi Rama, pa caktuar asnjë afat kohor konkret, u premtoi përfaqësuesve të sektorit se ministrin e Shtetit për Inteligjencën Artificiale do ta zgjedhin vetë ata. Më tej, ai shpalosi vizionin e “Shqipërisë 2030 me AI”, duke kërkuar një draft-program për ta çuar në parlament dhe për ta kthyer në program pune të qeverisë. Kulmi i kësaj retorike arriti kur kreu i qeverisë shtoi se do të jetë “arritje historike” të krijojnë ministra dhe kryeministër me AI, ku, sipas tij, “ata do të punojnë, ndërsa ne do të bëjmë muhabet”. Madje, u premtua edhe ndërtimi i një muzeu tërësisht me AI.

Këto deklarata, ndonëse mund të tingëllojnë futuriste dhe progresive në një kontekst global, në realitetin shqiptar marrin përmasa qesharake. Në një vend ku qytetarët luftojnë me rritjen e çmimeve, mungesën e shërbimeve bazë, një shëndetësi të sëmurë, korrupsionin e thellë, një sistem drejtësie shpeshherë të paaftë dhe të tjera probleme që nuk po i rendisim për arsye hapësire të pamjaftueshme, të flasësh për qeveri me AI duket si një shaka e hidhur.

Kjo nuk është hera e parë që Kryeministri bën premtime të mëdha teknologjike, të cilat mbeten në letër, apo edhe nëse realizohen rezultojnë dështim. Shembulli: Satelitët Albania 1 ddhe 2. Ajo që dihen është vetëm fatura e kripur e shpenzuar nga paratë e taksapaguesve. Rezultati? Mister!

Stelitët dhe dronët, sic pat premtuar më herët kreu i qeverisë, do sillnin rezultate në kontrollin e territorit dhe eliminimin e inspektorëve. Por, inspektor Muci që kerkon faturë për rigonin është ende vërdallë dhe vendi përballet me ndërtime pa leje, zaptim të trotuareve publike dhe një situatë kaotike në menaxhimin e pronës. Kreu i qeverisë ndërkohë, pas më shumë se 1 dekade në pushtet, vijon të anashkalojë problemet rrënjësore të zbatimit të ligjit e llogaridhënien dhe flet për .. qiqra në hell!

Pra, në një kohë kur Shqipëria ka nevojë për zgjidhje konkrete për problemet e përditshme të qytetarëve, premtimet për “Shqipërinë 2030 me AI” dhe qeveritarë robotë duken në rastin më të mirë si një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga realiteti i vështirë, ose një tallje që kreu i qeverisë në kulmin e pushtetit, bën me elektoratin.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë
Aktualitet

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve
Kosovë & Rajon

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Para
Denoncimi: Porosita bojë tek MEGATEK, më erdhën 4 kovat të hapura!

Denoncimi: Porosita bojë tek MEGATEK, më erdhën 4 kovat të hapura!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?
Breaking Views

Gazeta gjermane FAZ interviston Thaçin në Hagë: A do ta këshilloje PDK të bëjë koalicion me VV?

23:29 - 10/04/26

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nga qendra e paraburgimit në Hagë ka folur për jetën politike në rast të një...

Lexo më shumë
Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

Bllokohen në Qafën e Valbonës, shpëtohen në kohë dy turistët belgë

23:09 - 10/04/26
Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve

22:48 - 10/04/26
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt

22:38 - 10/04/26
Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

Masakara e Peshkëpisë/ Përkujtohet vrasja e dy ushtarakëve shqiptarë: Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar!

21:51 - 10/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com