GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë

08:42 - 13/12/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrat e Jashtëm të BE humbasin durimin me Kosovën dhe Serbinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përveç luftës së Rusisë në Ukrainë, BE-ja sërish shqyrtoi edhe tensionet e rrezikshme së fundi mes Kosovës e Serbisë, vende këto aspirante për anëtarësim në union.

Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi dhe maturi, merret me të gjitha konfliktet e mundshme në Europë dhe në botë. Disa gjëra i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme mund t’i arrijë, por çështje të caktuara mbeten të vështira, si lufta e Rusisë në Ukrainë. E po aq e rëndësishme është për Borrell që të ruajë qetësinë e rendin në shtëpinë e vet në Europë.

Barrikadat në veri të KosovësBarrikadat në veri të KosovësNë mbrëmje pas një mbledhjeje të gjatë të ministrave të jashtëm të BE-së kryediplomatit i lexohej zhgënjimi në fytyrë, teksa foli për dy aspirantet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, Kosovën dhe Serbinë. “Ne nuk jemi më të gatshëm ta pranojmë këtë. Kjo situatë duhet të marrë fund”, tërhoqi vëmendjen Borrell me një zë të prerë duke e përmbajtur indinjatën para mikrofonëve në sallën plenare. Separatistë serbë të pandehur kanë sulmuar në veri të Kosovës një automjet të EULEX-it e përveç kësaj në rrugë janë parë edhe milicë të armatosur. EULEX që prej 14 vjetësh me qindra juristë, gjyqtarë e policë përpiqet të ndërtojë shtetin ligjor në Kosovën që ka shpallur njëanshëm pavarësinë.

BE mund të dërgojë më shumë personel

Serbët në fundjavë protestuan, sepse më parë një polic serb u arrestua nga policia e Kosovës. “Këshilli i ministrave të jashtëm u kërkoi të dyja palëve, që të heqin dorë nga provokimet dhe t’i japin fund dhunës”, tha Josep Borrell. BE do të dërgojë më shumë personel në Kosovë, nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Diplomatët e BE-së kanë mirëkuptim për zhgënjimin e Borrell-it, sepse vetëm një javë më parë në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë në fakt u zgjidh grindja mes Serbisë dhe Kosovës lidhur me targat. Por paqja e ndërmjetësuar nga Josep Borrell nuk mbajti gjatë. Të hënën (12.12) i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme prerazi bëri thirrje, që palët të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve me ndërmjetësimin e BE-së.  27 ministrat e jashtëm të BE-së miratuan propozimin për ndërmjetësim, ende jo të publikuar me detaje, për zgjidhjen përfundimisht të çështjes së Kosovës. Lidhur me këtë propozim i ngarkuari i posaçëm i BE-së për Kosovën do të negociojë të mërkurën (13.12) në Beograd dhe në Prishtinë. Josep Borrell u kërkoi të dyja palëve që të japin përgjigje përpara fundit të samitit të BE-së të enjten.

Takimi Kurti - Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, 21.11.2022Takimi Kurti – Vuçiq me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, 21.11.2022Rusia reagon gjithashtu

Pas të gjitha këtyre zhvillimeve në veri të Kosovës edhe Rusia u prononcua. Kremlini kërkoi, që të respektohen interesat e aleatëve serbë në Kosovë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Sakarova akuzoi BE-në dhe SHBA-në si përgjegjëse për gjendjen e sigurisë. Kjo u kujtoi ministrave të Jashtëm të BE-së, se shumë vëzhgues e konsiderojnë Serbinë si një lloj nëndetësje ruse në radhët e BE-së. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq refuzon të pranojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë, ndonëse Serbia si vend kandidat duhet të harmonizojë politikën e jashtme me atë të BE-së./DW

Etiketa: KurtiPolitikeVucic

Lajme të lidhura

Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair
Aktualitet

Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

14:02 - 16/02/26
Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial
Kosovë & Rajon

Trump uron Osmanin për Pavarësinë e Kosovës: Mbështesim sovranitetin dhe integritetin territorial

10:19 - 16/02/26
30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi
Kosovë & Rajon

30 deputetë zviceranë nënshkruajnë rezolutë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, kërkojnë drejtësi e barazi

09:09 - 16/02/26
Para
I ftohti ekstrem “mbërthen” Anglinë, shkollat pezullojnë mësimin

I ftohti ekstrem “mbërthen” Anglinë, shkollat pezullojnë mësimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’
Aktualitet

Vrasja e Gjin Boriçit, kush janë 40 dëshmitarët e thirrur nga SPAK tek dosja ‘Metamorfoza’

15:24 - 16/02/26

Mesditën e sotme prokurorë dhe avokatë, janë përballur në Gjykatën e Posaçme me dy përfaqësuesit e akuzës, të cilët parashtruan...

Lexo më shumë
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nënkryetari i FRPD: Arrestimet nuk na frikësojnë! Rinia do ngrihet më 20 shkurt kundër diktatorit të ri

14:53 - 16/02/26
Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën

Franca në alarm të plotë për përmbytje, stuhitë vdekjeprurëse godasin Spanjën

14:22 - 16/02/26
Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

Rama nga Prishtina : Nëse liderët e UÇK-së ‘varrosen’ për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Bill Clinton dhe Tony Blair

14:02 - 16/02/26
Vijon turi, Salianji njofton takimin me demokratët e Beratit: Të punojmë për një Parti Demokratike fituese

Vijon turi, Salianji njofton takimin me demokratët e Beratit: Të punojmë për një Parti Demokratike fituese

13:39 - 16/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com