GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ministrat e parë morën lugë e pirunj”, Rama: Çdo dhuratë do e lini këtu

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ministrat e parë morën lugë e pirunj”, Rama: Çdo dhuratë do e lini këtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Rama njohu ministrat me Kodin Etik në lidhje me përfitimet për shkak të detyrës, duke u bërë të ditur që nuk duhet të përfitojnë që nga dhuratat për shkak të detyrës, e deri tek udhëtimet e punës.

Ai u shpreh se para vitit 2013 kjo magazinë ka qenë bosh, ndërsa shtoi se ata që ikën para këtij viti jo vetëm që nuk lanë asgjë, por morën objektet nga lugët deri te pirunjtë.

“Sot kryeministria ka një magazinë të posaçme ku ruhen të gjitha dhuratat për shkak të detyrës pavarësisht vlerës së tyre. Deri në vitin 2013 nuk u la në këtë godinë asnjë dhuratë. Zero. Madje jo vetëm nuk kanë lënë atë që kanë marrë, por kanë marrë piktura, kompjutera, lugë, pirunj, filxhanë. Çdo gjë duhet shkruar në aneksin e kodit. Çdo gjë duhet dorëzuar në stok. Të gjitha mund të tingëllojnë si gjëra të vogla por në fakt janë norma të zbatuara në të gjitha shtetet që meritojnë të quhen të tilla.

Ai paralajmëroi sanksione për rastet kur abuzohet me shpenzimet për udhëtime pune apo për të organizuar darka me buxhetin e shtetit.

“Dokumenti për rregullat duhet të parashikojë sanksione për çdo rregull të normave etike që do miratohet në mbledhjen e tretë të qeverisë. Shpenzimet për udhëtimet jashtë shtetit, që nuk do të mbyllen nuk do paguhen nga thesari i shtetit. Kjo do të shtrihet në të gjitha nivelet e larta drejtuese. Është e pajustifikueshme të mos mbetet asnjë gjurmë nga një pjesë e kontakteve për jashtë. Të ikësh dhe vish për punë shteti pa lënë asnjë gjurmë nuk është normale”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se çdo dhuratë që marrin anëtarët e kabinetit për shkak të detyrës do të ruhet në një magazinë të posaçme.

Etiketa: lugeministra

Lajme të lidhura

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit
Breaking Views

Studentët paralajmërojnë protestë më 13 tetor: Thirrje për bojkot të mësimit

22:04 - 03/10/26
Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni
Breaking Views

Parullat pikante në protestën e 126: Mos shit Shqipërinë more bir qeni

21:49 - 03/10/26
Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe
Breaking Views

Rama provokon protestuesit, publikon vendimin e Zvërnecit, 266 hektarë me hotele 8-kateshe

21:15 - 03/10/26
Para
Rama leksione ministrave si të sillen me opozitën

Rama leksione ministrave si të sillen me opozitën

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26

Kreu i sistemit të burgjeve në Tennessee, Frank Strada, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas ekzekutimit të dështuar të Chista...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi për ditën e sotme, 4 tetor 2026: Njihuni me shenjat më me fat

08:00 - 04/10/26
Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

Revolta në burgun e Pisës/ Zbulohen të burgosurit organizatorë, mes tyre 3 shqiptarë

07:50 - 04/10/26
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 4 tetor 2026

07:40 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com