GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ministrat në burg/ Rama: Ata që janë përballë drejtësisë, janë ‘ish-a’

09:54 - 17/04/25
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Për pjesën time flas vetë”, Ulsi Manja i thur lavde Edi Ramës: Do të jetë krenaria e kombit shqiptar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka shitur sërish ish-zyrtarët e PS që ndodhen përballë drejtësisë, teksa tha se qeveria e tij është e gjitha në detyrë dhe se në pranga janë vetëm ish-ministra. Ai këtë ‘sukses ia faturoi drejtësisë së re.

“Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra.

Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë”, tha Rama.

Ndësa më tej ai ka deklaruar se kreu i SPAK, Altin Dumani meriton respekt, ku theksoi se i kanë hyrë detit në këmbë me reformën në drejtësi, ndërsa iu drejtuar qytetarit “mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”.

Ai shtoi se drejtësinë e pavarur nuk e solli as Amerika dhe as BE, por vetë ai dhe Partia Socialiste.

“Qeveria ime është e gjitha në detyrë dakord. Në procese me drejtësinë janë ish-ministra dhe nuk janë as sa çereku i qeverisë që unë kam sot, në numër, pa harruar se kam pasur mbi 60 ministra. Nëse sot ka ish-ministra, kryetarë bashkie, ose figura zyrtare me probleme të hapura me drejtësinë, si erdhi kjo ditë? E solli Zoti? E solli Amerika me aeroplan apo BE-ja me anije? Nuk ke parë kurrë një individ të fortë të lidhur me pushtetin, apo qoftë kriminele, të botës së krimit nga ata me damkë që të jenë nën goditjen e shpatës së drejtësisë.

Ke parë gjëra të kundërta me këtë. Ke parë qeveri, kryeministra që vrasin njerëz, këtu poshtë dritareve janë vrarë njerëz të pafajshëm, qytetarë që erdhën të protestojnë këtu. Ke parë qeveri që hedhin në erë zona të banuara, jo në film jo, në realitet këtu dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë. Ke pasur këtu ti presidentë që kanë hedhur Shqipërinë në humnerë, janë provokuar vrasjen 4000 njerëzve duke nxitur popullin të fusin lekët në piramida. Vinin me armë edhe me ato murtajat që mbahen në krah këtu para Kryeministrisë për të marrë pushtetin, ca honxho bondo që sot duan të bëjmë Shqipërinë madhështore. Dhe s’ke parë prokuror ti thërrasë këta, deri para pak ditësh.

Altin Dumanin kur e ke dëgjuar? E di ti që ai ka qenë prokuror në detyrë në vitet që flas, por atij nuk ia ke dëgjuar emrin, prokuror i përkushtuar, i ndershëm, por s’ka thirrur ndonjëherë ndonjë e ti thotë si i vrave 4 veta sepse nuk e kishte shpatën. Madje shefja e madhe e Altin Dumanit vetëm se çoi një copë letër për disa drejtues policie që hajde t’ju pyes çfarë ndodhi u gjend në pozitën të shihte kryeministrin në televizor të thoshte ‘është një lavire”. Më përfytyron dot mua që të dal dhe të them që kush vjen këtu poshtë dritares do ta vras dhe më përfytyron dot që ta vras vërtet. Më përfytyron dot që të dalë Dumani e të çojë letra për të thirrur dhe unë të dal në Tv dhe të them ai është lavire.

Është e paimagjinueshme sepse ky që shihni këtu, bashkë me PS, e kanë sjellë ditën për shqiptarët që shqiptarët nuk e kanë parë që nga 1912. Sepse ne kemi dorëzuar tek drejtësia shpatën e ndëshkimit që i takon drejtësisë.

Nëse sot ka një SPAK dhe Altin Dumani që meriton respekt dhe solidaritet për të gjitha ato sulme barbare që i kanë bërë atij dhe familjes, kjo ndodh sepse sot ka drejtësi të pavarur nga pushteti politik. Këtë drejtësi e solli PS, me mua në krye. Do apo s’do, dhe nëse e hodhëm këtë hap e i hymë detit në këmbë, mendon se nuk e dinim që drejtësia e pavarur do na godiste neve”, tha ai.

Etiketa: deklarateministratRama

Lajme të lidhura

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Para
Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale

Shqipëria, i vetmi vend në Rajon pa politika industriale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së
Kosovë & Rajon

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën...

Lexo më shumë
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com