GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KLGJ dhe KLP rritën pagat, reagon ministri Gogu: Qeveria nuk paguan pa ligj, Kuvendi do të zgjidhë ngërçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas vendimeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë për pagat, duke e zhvendosur çështjen te Kuvendi dhe te boshllëku ligjor që, sipas tij, pengon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gogu deklaroi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe se asnjë institucion nuk mund t’i negociojë apo relativizojë ato. Por ministri theksoi se përdorimi i parave të buxhetit kërkon autorizim ligjor.

“Paraja publike është para e qytetarëve, jo e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Ky është parimi më i rëndësishëm për të gjithë, vlen për të gjithë njësoj. Këtë përgjegjshmëri që qytetarët presin nga ne, do ta mbrojmë pa asnjë hezitim”, deklaroi Gogu.

Sipas ministrit të Drejtësisë, problemi nuk lidhet me detyrimin për të zbatuar vendimin e Kushtetueses. Për këtë pikë, ai tha se nuk ka hapësirë për diskutim.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme, janë të detyrueshme për t’u zbatuar, nuk negociohen, nuk relativizohen. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga çdo institucion”, tha ai.

Por pikërisht këtu, sipas Gogut, lind përplasja mes detyrimit për zbatimin e vendimit dhe rregullave për përdorimin e buxhetit. Ministri deklaroi se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar formulën ligjore mbi të cilën përcaktohej paga e magjistratëve, duke krijuar një boshllëk që duhet të plotësohet nga ligjvënësi.

“Nuk kemi arritur këtu se dikush kërkoi më shumë dhe dikush kërkoi më pak. Kemi arritur sepse na mungon baza ligjore për formulën e pagës së magjistratit, të cilën Gjykata Kushtetuese e shfuqizoi. Në mungesë të autorizimit ligjor, Ministria e Financave është në pamundësi për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Gogu.

Ministri paralajmëroi se qeveria do ta çojë çështjen në Kuvend me nisjen e sesionit të ri parlamentar. Sipas tij, Parlamenti duhet të krijojë bazën ligjore që aktualisht mungon dhe që do t’i japë Ministrisë së Financave autorizimin për zbatimin e formulës së pagave.

“Ky boshllëk ligjor do të plotësohet në Kuvend, në sesionin e ri parlamentar. Detyra ime është që kjo të bëhet sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit”, tha Gogu.

Në këtë mënyrë, ministri i Drejtësisë kërkoi që debati për pagat e magjistratëve të mos kthehet në një konflikt institucional mes qeverisë dhe organeve të drejtësisë. Ai e vendosi përgjegjësinë për zgjidhjen përfundimtare te Kuvendi.

“Zgjidhja nuk është që institucionet të përplasen, por zgjidhja është në Kuvend, në ditët në vijim. Ky do të jetë drejtimi ynë, kjo do të jetë edhe detyra ime në rolin e ministrit të Drejtësisë, për ta zgjidhur këtë mosmarrëveshje”, tha Gogu

Etiketa: GoguKLGJKryesore1paga

Lajme të lidhura

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë
Breaking Views

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat
Breaking Views

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26
Para
FSHF vijon investimet në infrastrukturë, Katundi i ri në Durrës së shpejti do të ketë një mini-stadium

FSHF vijon investimet në infrastrukturë, Katundi i ri në Durrës së shpejti do të ketë një mini-stadium

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26

Një i ri, i cili dyshohet se është 16 vjeç është arrestuar me forcë nga FNSH pranë Ambasadës së Zvicrës...

Lexo më shumë
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26
Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

Vazhdon reagimi ndaj dhunës së Policisë, digjet filiali i “One Albania” te Myslym Shyri

20:48 - 17/10/26
Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

Kongresmeni Republikan, Joe Wilson “shuplakë” Ramës: Ndalni dhunën, të rinjtë meritojnë zë

20:40 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com