GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministri i Jashtëm grek: Nuk duam mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Jashtëm grek: Nuk duam mosmarrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet sa më parë në Bashkimin Europian, sipas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias. Sipas tij nëse ky integrim nuk realizohet Ballkani do të funksionojë sërish si “Ballkan”. Situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut Dendias e cilësoi si një nisje të krizës, duke iu referuar asaj që pritet të ndodh nesër në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ai tha se rezultati nuk duhet paragjykuar pasi qeveria e Zaev e ka kryer ciklin e saj. Ai foli dhe për marrëdhëniet mes Greqisë dhe RMV, ku theksoi se se Greqia është mike dhe aleate e vazhdueshme e Maqedonisë së Veriut, me kusht që t’u përmbahet marrëveshjeve.

Parlamenti  Maqedonisë së Veriut do të votojë të enjten për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së drejtuar nga socialdemokratët. Kryeministri Zoran Zaev njoftoi dorëheqjen e tij një javë më parë pasi socialdemokratët (LSDM) pësuan një humbje të thellë në zgjedhjet lokale. Megjithatë, ai ende nuk ka dhënë dorëheqjen zyrtarisht.

Ministri grek u ndal të fliste dhe për dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se Greqia nuk dëshiron që mosmarrëveshja atje të vazhdojë dhe shprehu shqetësim të thellë për Bosnje-Hercegovinën dhe situatën në Mal të Zi.

Më datë 16 nëntor pritet të zhvillohet raundi i ri i takimeve të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, çështjet e hapura dhe rrugën përpara në dialog. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Edhe pse është konfirmuar data e rinisjes së dialogut mes dy vendeve, zyrtarët e Bashkimit Europian nuk kanë mbajtur ende një qëndrim mbi deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Etiketa: dialogGreqiKosoveSerbi

Lajme të lidhura

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika
Breaking Views

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit
Kosovë & Rajon

Tensione në Serbi, mbështetësit e Listës së Studentëve hyjnë me forcë në televizionin pro Vuçiçit

09:28 - 27/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re
Breaking Views

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26
Para
Shtrëngata shiu, parashikimi i motit për ditën e enjte

Parashikimi i motit, e enjte 11 nëntor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit...

Lexo më shumë
Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

Pas firmosjes së transferimit të Veliajt në Fier, drejtoresha e Burgjeve ia delegon detyrat e saj zëvendësit

22:24 - 29/10/26
Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

Rekord Guiness i akrobates shqiptare: 72 rrotullime të plota për 30 sekonda, e varur nga dhëmbët

22:03 - 29/10/26
Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi kërkesë ministrit Toni Gogu: Na sqaro pse u transferua Erion Veliaj

21:49 - 29/10/26
Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

Vrasja e 22-vjeçarit shqiptar në Londër, komenti për partneren shkaktoi sherrin fatal

20:51 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com