GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri i Mbrojtjes: Tajvani nuk do të fillojë luftë me Kinën

12:51 - 14/10/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Mbrojtjes: Tajvani nuk do të fillojë luftë me Kinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tajvani nuk do të fillojë një luftë me Kinën, por do ta mbrojë veten “plotësisht”, tha të enjten (14 tetor) ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng.

Ka kohë që Tajvani po ankohet se Kina është duke shkelur zonën e mbrojtjes ajrore duke dërguar aeroplanë ushtarakë.

Tajvani ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë veten nëse sulmohet, por se nuk do të nxitojë me veprime dhe se dëshiron të ruajë status-quon me Kinën.

“Është mëse e qartë se Kina nuk do të fillojë luftë, por nëse do të ketë levizje ne do t’i përgjigjemi armikut plotësisht”, i tha Kuo-Cheng parlamentit.

Javën e kaluar ky zyrtar tajvanez pati thënë se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Komentet e tij u bënë pasi Kina për katër ditë rresh kishte ndërmarrë inkursione masive të forcave ajrore në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan paralajmëroi Kinën për kundërmasa të forta nëse forcat e saj i afrohen shumë ishullit.

“Qëllimet e tyre janë ketë: nga njëra anë për të bërë presion mbi Tajvanin, dhe nga ana tjetër për t’u thënë të tjerëve ne kemi aftësinë për të trembur dhe penguar forcat e huaja ushtarake”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin.

Kina të mërkurën i quajti aktivitetet e saj ushtarake një lëvizje për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin, dhe përsëri fajësoi “bashkëpunimin” e Tajvanit me forcat e huaja.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur. / REL

Etiketa: ministri i mbrojtjesTajvani

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
Skender Hyseni: Borrelli nuk mund të sillet si prokuror apo komandant policie në Kosovë

Skender Hyseni: Borrelli nuk mund të sillet si prokuror apo komandant policie në Kosovë

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com