GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri izraelit sfidon qëndrimin amerikan mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor

21:04 - 19/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri izraelit sfidon qëndrimin amerikan mbi vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ministër i lartë izraelit sfidoi shqetësimet e Shteteve të Bashkuara sa i përket zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke thënë se qeveria do të vazhdojë me ndërtimet dhe se nuk do të pranojë “këshillat morale” nga vende të tjera.

“Ky është vendi ynë, i tëri”, tha gjatë një takimi me një fraksion të partisë së tij, ministri i financave Bezalel Smotrich, i cili gëzon autoritet në administrimin e Bregut Perëndimor.

“A mendoni se Izraeli do të udhëhiqet si thjesht një shtet tjetër i ShBA-së? Unë nuk pranoj këshilla morale nga askush”, shtoi ai, sipas televizionit “Kan”.

Shumica e vendeve i shohin vendbanimet hebraike të ndërtuara në tokën e pushtuar nga Izraeli gjatë një lufte në Lindjen e Mesme më 1967, si të paligjshme. Zgjerimi i tyre është një nga çështjet më të diskutueshme mes Izraelit, autoritetit palestinez dhe komunitetit ndërkombëtar.

Udhëheqësit palestinezë kërkojnë krijimin e një shteti të pavarur në Bregun Perëndimor dhe Gazën, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet dhe thonë se vendbanimet hebraike dëmtojnë shpresat për një shtet të qëndrueshëm.

Të dielën, qeveria fetare-nacionaliste e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha se po planifikon miratimin e 4 mijë e 560 njësive të reja banimi në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor. Departamenti amerikan i Shtetit tha se është “thellësisht i shqetësuar” nga ky vendim.

“Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë veprime të tilla të njëanshme që e vështirësojnë arritjen e zgjidhjes me dy shtete dhe pengojnë paqen”, thuhet në deklaratë.

Zyrtari i lartë palestinez, Hussein Al-Sheikh tha se autoriteti palestinez, i cili ushtron vetëqeverisje të kufizuar në Bregun Perëndimor, bojkotoi një takim ekonomik me Izraelin, të planifikuar për të hënën, në shenjë proteste ndaj zgjerimit të vendbanimeve.

Një tjetër zyrtar palestinez, Wasel Abu Youssef, kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar të lëvizë përtej deklaratave që dënojnë zgjerimin e vendbanimeve dhe të bojkotojë, siç u shpreh ai, “qeverinë pushtuese të Izraelit”. Zoti Youssef u kërkoi vendeve arabe të pezullojnë marrëveshjet e normalizimit me Izraelin.

Që nga marrja e detyrës në janar, koalicioni i kryeministrit Netanyahu ka miratuar ndërtimin e mbi 7 mijë njësive të reja banimi, shumica në thellësi të Bregut Perëndimor. Ai ndryshoi edhe një ligj që mundëson zgjerimin e vendbanimeve hebraike në katër zona që më parë ishin evakuuar.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 700 mijë banorë janë vendosur në 279 vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor, nga 520 mijë që ishin në 2012.

Izraeli thotë se me këtë zonë ka lidhje biblike, historike dhe politike. Në një intervistë për televizionin “Sky News”, zoti Netanyahu tha se vendbanimet izraelite nuk ishin pengesë për paqen me palestinezët./VOA

Etiketa: Izraelministri izraelit

Lajme të lidhura

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

11:26 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel
Aktualitet

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Para
Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

11:26 - 06/04/26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dy ditë më parë në Itali ku trupi i pajetë i një burri është...

Lexo më shumë
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

Berisha: Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel

10:34 - 06/04/26
Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

Paketa e Maleve, deputetja zbulon prapaskenat: Shpopullim i fshatrave, po varroset bujqësia dhe blegtoria

10:18 - 06/04/26
Kishte humbur kontaktet me familjen, gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj (Emri)

Shpërthim me tritol në oborrin e një banese, autorët djegin makinën pas ngjarjes

10:16 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com