GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministri kinez i mbrojtjes viziton Rusinë dhe Bjellorusinë

21:46 - 14/08/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministri kinez i mbrojtjes viziton Rusinë dhe Bjellorusinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes së Kinës, Li Shangfu po viziton Rusinë dhe Bjellorusinë, për të treguar mbështetje ndaj dy vendeve që Perëndimi është përpjekur t’i izolojë pas agresionit rus në Ukrainë.

Zoti Li u nis këtë të hënë për një udhëtim 6- ditor, gjatë të cilit do të mbajë fjalim në Konferencën e Moskës për Siguri Ndërkombëtarë dhe do të takohet me drejtuesit e mbrojtjes nga Rusia dhe vende të tjera, njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale Ministria e Mbrojtjes, që citonte zëdhënësin Wu Qian.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS njoftoi se në konferencë Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov pritet të flasë gjatë diskutimeve me temë “Përpjekjet e vendeve më të mëdha të botës përpiqen për të gjetur rrugë zhvillimi larg mekanizmave Perëndimorë dhe forcimi i një forme të re të bashkimit shumëkombësh”.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, në konferencë janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 100 shtete dhe 8 organizata ndërkombëtare.

I pyetur mbi vizitën e Ministrit Li Shangfu, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme te Kinës, Wang Wenbin iu referua deklaratës së ministrisë së mbrojtjes, por shtoi se udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë “kanë mbajtur një komunikim strategjik në forma të ndryshme mbi një numër çështjesh”.

“Të dyja palët patën shkëmbime të pikëpamjeve në nivel të lartë, për një seri çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin dypalësh dhe çështjet me interes të përbashkët,” u tha zëdhënesi Wang gazetarëve në konferencën e përditshme.

“Të dy vendet do të vazhdojnë të forcojnë partneritetin strategjik të bashkëpunimit Kinë-Rusi në epokën e re”, tha ai. Kjo ishte një referencë e dukshme ndaj një deklarate të përbashkët të lëshuar nga presidentit rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping në Pekin vitin e kaluar, pak para agresionit rus ndaj Ukrainës në shkurt, në të cilin ata deklaruan një “miqësi pa kufi”.

Ndërkohë, presidenti kinez Xi vizitoi Moskën në mars, duke i dërguar një mesazh udhëheqësve perëndimorë se përpjekjet e tyre për të izoluar Moskën pas sulmit në Ukrainë, kishin dështuar.

Pjesëmarrja në konferencë e ministrit Li nënvizon më tej angazhimin e Kinës dhe Rusisë për të harmonizuar politikën e tyre të jashtme, në përpjekje për të minuar vlerat liberale-demokratike të udhëhequra nga Perëndimi, pavarësisht kostove që mund të ketë kjo për ekonominë dhe integritetin e dy vendeve.

Ministri kinez do të zhvillojë edhe një vizitë në Bjellorusi, aleate e ngushte e Rusisë.

Gjatë qëndrimit atij atje, ai do të zhvillojë takime dhe bisedime me udhëheqësit shtetërorë dhe ushtarakë të Bjellorusisë dhe do të vizitojë objektet ushtarake, tha ministria.

Kina pretendon se është e paanshme në konflikt, por ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj për provokim të Rusisë dhe ka mbajtur lidhje të forta ekonomike, diplomatike dhe tregtare me Moskën.

Kina e ka mbështetur në mënyrë të fortë Rusinë në kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara që kanë kërkuar dënimin e Moskës në forumet ndërkombëtare për agresionin ndaj Ukrainës, por thotë se nuk do të sigurojë armë për asnjërën palë në luftë./VOA

Etiketa: BjellorusiMinistri kinez i mbrojtjesRusi

Lajme të lidhura

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë
Aktualitet

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

22:42 - 24/05/25
E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani
Aktualitet

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë
Botë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

20:57 - 24/05/25
Para
Rita Ora vë në pah linjat përmes fustani provokues

Rita Ora vë në pah linjat përmes fustani provokues

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë
Aktualitet

Rrëmbehet dhe torturohet djali i biznesmenit grek, autorët kërkuan 25 mijë për ta lënë të lirë

22:42 - 24/05/25

Djali i një biznesmeni të njohur në Athinë është rrëmbyer dhe është mbajtur peng për plotë 5 orë. Mediat greke...

Lexo më shumë
E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

E trishtë/ Arti në zi, ndahet nga jeta regjisori Piro Milkani

22:07 - 24/05/25
Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

Taulant Xhaka tërhiqet nga futbolli, koreografi speciale nga klubi i Basel-it

21:00 - 24/05/25
Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

Danimarka rrit moshën e daljes në pension, më e larta në Evropë

20:57 - 24/05/25
Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

Dosja ‘Ura’/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e heroinës

20:33 - 24/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com