GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministri Sveçla: Armatimi i kapur në veri të Kosovës planifikohej për sulme terroriste

14:00 - 24/06/23
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri Sveçla: Armatimi i kapur në veri të Kosovës planifikohej për sulme terroriste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Kosovës në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka treguar për gjithë armatimin që kanë konfiskuar ditën e premte në komunën e Zveçanit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha tha se të premten është shmangur një sulm terrorist, gjersa theksoi se do të kërkojë nga Qeveria që të shpall organizatë terroriste “Mbrojtjen Civile”.

“Shmangëm një sulm terrorist, u identifiku një makinë më targa të Serbisë, u zbulua sasi e madhe e armatimit, mjete eksplozive, armë automatike, shok-bomba, uniforma. Ka shenja me simbole të formacionit ilegal kriminal e terrorist ‘Brigada e Veriut’, shenja dalluese të njësiteve ruse, radio lidhje të njëjta me ato të konfiskuara në zyrën ilegale të Aleksandar Filipoviçit në komunën e Leposaviqit. Qytetarët e dinë se Filipoviç ka qenë ish shef i Operativës në drejtorin rajonale të veriut i cili është dekoruar nga presidenti i Serbisë, Vuçiç”, tha ai.

Ministri Sveçla tha më tej se me këto mjete kishin për qëllim realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“E gjithë kjo dëshmi e radhës që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga institucionet e sigurisë së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake.

“Vetura e konfiskuar është me targa të Beogradit, është pronë e një ndërmarrje shtetërore të Serbisë, saktësisht shoqëria aksionare ‘Hekurudhat e Serbisë’”, tha ai, duke shtuar se është e qartë kush qëndron prapa sulmeve dhe përpjekjeve terroriste brenda vendit tonë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, ka dhënë detaje për aksionin e  djeshëm në veri të vendit ku kanë kapur një sasi të konsiderueshme të armatimit.

Hoxha ka thënë se përveç armatimit, aty janë gjetur edhe 19 emblema të “Severna Brigada”

Ai ka thënë se disa prej armëve dhe eksplozivëve të gjetur janë prodhuar në vitin 2021 dhe thotë se pas ekzaminimeve të para, ekziston dyshimi i bazuar se lloji i granatave të gjetura në veturë janë përdorur në sulmin kundër KFOR-it më 29 maj.

“Disa janë të prodhuara në vitin 2021, ekziston dyshimi I bazuar se  lloji I njëjtë I granatave është përdorur në sulmin ndaj Kforit më 29 maj në protestën e dhunshme në Zveçan”, ka thënë Hoxha.

 

 

 

Etiketa: KosoveSveclaterror

Lajme të lidhura

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç
Aktualitet

Gërvalla i kthehet Ramës: Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç

09:22 - 17/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin
Breaking Views

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Para
Rebelimi i brendshëm në Rusi, Rumania e shqetësuar: Po monitorojmë…

Rebelimi i brendshëm në Rusi, Rumania e shqetësuar: Po monitorojmë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com