GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministria e Financave: Nuk ka ndryshuar paga minimale, vijon të mbetet 30,000 lekë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me pagat, qeveria nënshkruan marrëveshjen për sigurinë kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka nisur asnjë konsultim për ndryshimin e pagës minimale në vend.
Nga 1 janari 2021 hyri në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale nga 26,000 në 30,000 lekë (sipas VKM të miratuar më 16 dhjetor 2020). Pra paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, vijon të jetë 30,000 lekë.
Kryeministri Edi Rama në nëntorin e vitit të kaluar, pas miratimit nga qeveria të projektligjit për uljen e tatimit mbi të ardhurat tha se do të ketë edhe rritje të pagës minimale me 2,000 lekë, por nuk qartësoi nëse vendimi do të hynte në fuqi në janar 2022 apo në muajin korrik. Kreu i qeverisë përsëriti premtimin elektoral se paga minimale brenda mandatit të tretë qeverisës do të arrijë në nivelin e 40,000 lekëve.
Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale në MFE, Niko Lera tha për Monitor se paga minimale nuk ka ndryshuar, vazhdon të mbetet 30,000 lekë. Sipas tij nuk ka asnjë vendim se kur do të nisë puna për rishikimin e pagës minimale.
Paga minimale ndryshoi edhe në 2019. Nga 1 janari rroga minimale në shkallë vendi u rrit nga 24,000 në 26,000 lekë. Rritja ishte rreth 8 %.
Zbatimi i ndryshimeve në 2021 u kundërshtuan nga shoqatat e biznesit, pasi rritja e pagës minimale në nivelin e 30,000 lekëve, rriti rreth 28% detyrimet për kontributet shoqërore dhe shëndetësore. Kryetari i Qendrës të Eksporteve, Alban Zusi rekomandoi se për të zbutur efektet e barrës fiskale është e domosdoshme rrita e pragut për mostatimin e të ardhurave nga 30,000 lekë në 50,000 lekë.
Sakaq prej korrikut të këtij viti do të zerohet tatimi për pagat deri në 40 mijë lekë, ndërsa për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat do të përgjysmohet nga 13% që është aktualisht në 6,5%. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga ulja e barrës tatimore për shkak të rritjes të pragut të patatueshëm deri në 40,000 lekë është rreth 71,500 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 7,800 lekë për tatimpagues/vit ose rreth 557 milionë lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit. Gjithashtu, në të njëjtën linjë, për lehtësimin e barrës tatimore të shtresave në nevojë të popullsisë, me paketën fiskale u miratua që tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj, të vijojnë të paguajnë 0% tatim deri në shumën 30,000 lekë/muaj të ardhura nga paga, dhe ndryshe nga regjimi i mëparshëm, mbi shumën 30,000 lekë/muaj të paguajnë gjysmën e normës tatimore prej 13%. Sipas Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë, numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 58,000 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 11,700 lekë për tatimpagues/vit ose në total 678 000 000 lekë/vit për të gjithë tatimpaguesit.
Ligji i ndryshuar “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikon edhe ndryshimin e fashës së sipërme të taksimit progresiv. Nga 1 korriku i këtij viti, tatimi 23% parashikohet të fillojë të aplikohet në pagat mbi 200,000 lekë/muaj, nga 150,000 lekë/muaj që është aktualisht. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 dhe shuma e përfitimit është mesatarisht 23,000 lekë për tatimpagues/vit ose në total 135,000,000 lekë për të gjithë tatimpaguesit

Etiketa: mfepaga

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Këshilli i Ministrave shtyn afatin, fermerët do të marrin karburant pa taksa deri në 20 dhjetor 2021

2.7 mld grante morën fermerët në 2021, 70% ishin të huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar...

Lexo më shumë
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com