GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Ministria nuk kishte para për inceneratorët”, Berisha: Rama mori fondet e KM

12:54 - 25/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ministria nuk kishte para për inceneratorët”, Berisha: Rama mori fondet e KM
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga selia e PD-së, aferën e inceneratorëve duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se është koka e këtij skandali. Sipas Berishës, për ndërtimin e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, Ministria e Mjedisit nuk kishte para.

Berisha tha se Rama ka përdorur Fondin e Këshillit të Ministrave për t’i kaluar dhjetëra milionë euro kësaj ministrie. Ish-kryeministri shton se kjo është në kundërshtim me ligjin, pasi fondi përdoret vetëm në raste emergjencash ose fatkeqësish natyrore.

“Edi Rama ka firmosur në mënyrën më të paligjshme, kontratën bazuar në procedurën antiligjore të negociatave të mbyllura. Edi Rama, në shkelje flagrante të ligjit dhe barazisë së tenderave, ka firmosur, kontratën e një kompanie e cila kishte zero eksperiencë në fushën e plehrave. Edi Rama është përgjegjësi numër një i vjedhjes mostruoze të shqiptarëve nën aferën e djegësave. Për djegësin e Elbasanit dhe të Fierit, Ministria e Mjedisit që u përdor për ekzekutimin e kësaj vjedhje, kishte në buxhetin e saj zero lekë. Paratë e djegësave, u morën nga Fondi i Këshillit të Ministrave për urgjencën. Fond që në përputhje me ligjin e vendit, përdoret vetëm për fatkeqësi natyrore dhe gjendje urgjente. Edi Rama, këtë fond e përdori për të përvetësuar, bashkë me zyrtarët e tij, dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Me urdhër të tij, ai nga fondi i emergjencës së Këshillit të Ministrave, kaloi dhjetëra milionë euro në buxhetin e Ministrisë së Mjedisit për vjedhjen me inceneratorët. Edi Rama është përgjegjës direkt, sepse ai firmosi kontratën me procedurë të mbyllur në një kohë kur enti zyrtar i Prokurimeve Publike, ajo që quhet APP, me shkresë kishte denoncuar më përpara si të paligjshme për prokurim, negociatat e mbyllura. Kurrë një kryeministër, përveçse atij që vendos të vjedhë para me valixhe, nuk mund të firmoste në një procedurë të tillë. Edi Rama, është koka e kësaj afere të tmerrshme”, tha Berisha.

Etiketa: berishainceneratorët

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Thellohet skandali, Berisha: Vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon 283 mln euro

Thellohet skandali, Berisha: Vjedhja në inceneratorin e Tiranës shkon 283 mln euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com