GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ministrja e Arsimit të Kosovës merr vendimin, ja kur do të hapen institucionet shkollore

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja e Arsimit të Kosovës merr vendimin, ja kur do të hapen institucionet shkollore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka njoftuar se viti i ri shkollor pritet të fillojë me 1 shtator. Më tej, ministrja shprehet se synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, kam nënshkruar Udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor 2021/2022.

Ashtu siç kemi paralajmëruar, mësimi pritet të fillojë më 1 shtator. Ne synojmë të mbajmë shkollat të hapura dhe mësimi të zhvillohet me orar të rregullt e pjesëmarrje fizike në institucione shkollore.

Kjo edhe për shkak se, të gjitha studimet tregojnë se pasojat tek fëmijët për shkak të mbylljes së shkollave kanë qenë të mëdha.

Për më tepër, është konstatuar se mbyllja e shkollave vitin e kaluar ka shkaktuar pengesa në qasjen në mësim të rregullt, por edhe pasiguri e stres tek mësimdhënësit në aplikimin e metodave për mbështetjen e nxënësve për edukimin në distancë.

Bazuar edhe në rekomandimet për edukimin në kohë të pandemisë COVID-19 të lansuara në Qershor të vitit 2021 nga Grupi Këshillues Teknik (themeluar nga Drejtori Regjional i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për regjionin e Evropës), objektiv parësor duhet të jetë të mbajturit e shkollave të hapura dhe funksionale, dhe strategjitë shoqëruese siç janë aplikimi i masave mbrojtëse nga infektimi.

Në mënyrë që të mos na përsëritet situata e vitit të kaluar, zgjidhja e vetme është vaksinimi i mësimdhënësve dhe punonjësve administrativ.

Është përgjegjësi e secilit që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të tjerëve”- shkruan ministrja.

Lajme të lidhura

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?
Botë

Sot zgjedhjet në Izrael, a do të arrijë Netanyahu të sigurojë një tjetër mandat përballë ish-ushtarakut Eisenkot?

09:13 - 27/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
Para
SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pengimin e shitjes së paligjshme të objekteve kulturore

SHBA dhe Shqipëria, marrëveshje për pengimin e shitjes së paligjshme të objekteve kulturore

TË FUNDIT

Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë
Aktualitet

Në mbështetje të protestave në Tiranë, vijon bojkoti i studentëve të universitetit ‘Fan Noli’ Korçë

10:51 - 27/10/26

Prej ditësh studentët e Korçës kanë bojkotuar mësimin duke braktisur auditoret e Universitetit ‘Fan Noli’. Fillimisht në ditët e para...

Lexo më shumë
U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

U lëndua në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

10:45 - 27/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

Kandidati për President në Austri apel Ramës: Mos derdh asnjë pikë gjaku të shqiptarëve për të qëndruar në pushtet

10:23 - 27/10/26
“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

“S’mund të ketë normalitet kur të rinjtë protestojnë”, deputetët e PD vijojnë bojkotin e komisioneve parlamentare

10:10 - 27/10/26
E rëndë në Fier, dy persona i japin fund jetës duke u vetëvarur

Ishte në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-juristi i Kadastrës së Fierit (Emri)

09:58 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com