GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ministrja gjermane pas takimit me Kurtin: Kosova ka bërë punën e saj për vizat, tani e ka radhën BE-ja

22:36 - 10/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja gjermane pas takimit me Kurtin: Kosova ka bërë punën e saj për vizat, tani e ka radhën BE-ja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, gjatë takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka bërë me dije se Kosova ka bërë punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave, dhe tani duhet Bashkimi Evropian ta bëjë punën e vet.

Ajo ka rikonfirmuar mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën, si dhe ka thënë se Ballkani Perëndimor do të vendoset në listën e prioriteteve.

“Ne jemi marrë vesh që Ballkanin Perëndimor ta vendosim në listën tonë të prioriteteve. Ne në Qeverinë e re federale kemi vendosur që për herë të parë të krijojmë një funksion të ri për përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor. Gjermania është investitor dhe donatori më i madh në Kosovë, duam të zgjerojmë edhe më tej këto marrëdhënie”.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj, tani duhet BE ta bëjë punën e vet. Ne kemi folur edhe për reforma që ka nisur qeveria, luftimi i korrupsionit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë ajo.

Tutje, ministrja ka falënderuar Qeverinë e Kosovës që ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas sulmeve që është dukë bërë në Ukrainë.

“Falënderoj Qeverinë e Kosovës që më solidaritet i është bashkuar masave të bashkësisë ndërkombëtare, kjo ka treguar që Kosova i përket Evropës. Ne jemi dhe do të mbetemi partner i juaj”, ka shtuar më tutje ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti ka falënderuar ministren për vizitën e saj në Kosovë.

“Gjermania ka ndihmuar shtet-ndërtimin tonë. Mbi gjysmë milioni bashkatdhetarë jetojnë në gjermani. Ministren e falënderova për vizitën në një kohë të vështirë, biseduam për situatën politike dhe sfidat. E sigurova ministren se Kosova është partner i qëndrueshëm i Gjermanisë dhe Bashkimi Evropian”, theksoi ai.

Kurti po ashtu ka thënë se në takim me ministren e ka njoftuar edhe për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, si dhe për punën e Qeverisë Kurti.

“Si Kryeministër i një qeverie të re dhe progresive kam pasur kënaqësinë të bashkëbisedojmë, sidomos për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin tonë dypalësh, i cili është duke u intensifikuar më shumë se sa më parë. Kjo shihet sidomos në rritjen e eksportit kosovar me destinacion në Gjermani, por edhe investimet direkte të shtuara nga Gjermania në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Etiketa: Albin KurtiAnnalena BaerbockBallkani PerendiimorKosova

Lajme të lidhura

DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?
Aktualitet

DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

16:30 - 17/12/25
Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri
Breaking Views

Komisioni Evropian vendos heqjen e shumicës së masave ndaj Kosovës, pas dorëzimit të pushtetit në komunat serbe në Veri

20:31 - 16/12/25
Presidentja Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare të Kosovës nga Vatikani
Aktualitet

Presidentja Osmani takohet me Papën: Kërkon njohje zyrtare të Kosovës nga Vatikani

14:59 - 16/12/25
Para
Zgjidhja e krizës, Duma: Problemi i parë që po përballemi është kryetari i PD-së

Zgjidhja e krizës, Duma: Problemi i parë që po përballemi është kryetari i PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?
Aktualitet

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë sekuestruar telefonin Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës. Kujtojmë...

Lexo më shumë
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25
Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

Akuzon Bardhi: Si po u fsheh Peleshi deputetëve dosjen e SPAK, ia ka dhënë Belindës!

13:00 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com