GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministrja Olta Xhaçka kërkon të shpëtojë mandatin me procedurë

Përmes mbrojtjes së paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, avokati i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka pretendon se kërkesa për papajtueshmërinë e mandatit është dorëzuar përtej afateve ligjore – ndërsa argumenton se ligji nuk rregullon përgjegjësinë e deputetit për sjelljen e familjarëve të tij.

17:28 - 17/01/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mik i çmuar”, Xhaçka lëvdata homologut grek: Kemi mirëkuptim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të marrë në shqyrtim të mërkurën më 18 janar, dy padi të ngritura nga deputetët e opozitës lidhur me papajtueshmërinë e mandatit të deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi.

Në parashtrimet e mbrojtjes, të cilat BIRN i disponon, Xhaçka përpiqet të shpëtojë mandatin e saj me procedurë, duke sjellë si argument në favor, tejzgjatjen e vendimmarrjes nga Kuvendi për dy mocionet e opozitës.

Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

Sipas tij, kërkesa për papajtueshmëri të funksionit të deputetit mund të paraqitet në këtë gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.

Avokati llogarit si moment të konstatimit të papajtueshmërisë datën 2 mars 2022, kur sipas tij, është bërë i njohur botërisht fakti që kompania e bashkëshortit të ministres ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Ai i referohet vendimit të Këshillit të Ministrave të kësaj date, që i jep në përdorim brigjet e detit në Dhërmi kompanisë “AGTCC Hotel Managment”, e cila kishte lidhur marrëveshje me kompaninë në pronësi të Gaçit “AG.TCC sh.p.k”.

“Pa i hyrë shkakut substancial, nëse ekziston apo jo kushtet që passjellin papajtueshmërinë e mandatit, duhej që kërkimi për papajtueshmëri të ngrihej para Gjykatës Kushtetuese brenda periudhave të parashikuara në nenin 66/a të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese,” thuhet në dokumentin mbrojtës.

Po ashtu, avokati i Xhaçës i quan jashtë afateve ligjore edhe mocionet firmosura nga deputetët opozitarë në Kuvend, të cilat u formalizuan në qershor dhe në korrik.

Duke u bazuar në afatet kohore, Çifligu i kërkon Kushtetueses që të mos e marrë në shqyrtim kërkesen e 1/5 së deputetëve me objekt “shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Shqyrtimi i mocionit të PD-së në Këshillin e Mandateve nisi me datë 24 qershor 2022, por u shty në disa seanca me kërkesë të socialistëve, që kërkonin kohë për mbrojtje dhe më pas u la në harresë për t’u futur në rendin e ditës së seancës plenare.

Vonesat bënë që vendimmarrja të kalonte në sesionin tjetër parlamentar, ku sërish nuk u fut në rend dite më shumë se 2 muaj deri më 17 nëntor 2022, kur mazhoranca votoi kundër dërgimit të kërkesës në Gjykatë Kushtetuese.

Pas parashtrimeve të mbrojtjes me procedurë, avokati i Xhaçkës bën edhe mbrojtjen në themel të çështjes, duke përdorur si ‘koracë” pikërisht kompaninë “AGTCC Hotel Managment”, e cila u prezantua nga Gaçi si një kompani amerikane me përvojë në menaxhim dhe një zgjidhje për të shmangur konfliktin e interesit.

Përmes një investigimi të botuar në mars 2022, BIRN zbuloi se kompania ishte në pronësi të partneres së vëllait të ministres Xhaçka, Andi Xhaçka, shtetases amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton.

Gjithsesi, sipas avokatit të Xhaçkës, ligjërisht nuk është bashkëshorti i ministres përfitues i lehtësirave që rrjedhin nga statusi i investitorit strategjik, por një kompania tjetër, e cila ka marrë edhe të drejtën e përdorimit të brigjeve.

Sipas parashtrimeve mbrojtëse, bashkëshorti i deputetes nuk i ka shfrytëzuar përfitimet e tjera që vijnë nga statusi i investitorit strategjik, pasi kompania ishte pajisur me lejen e ndërtimit dhe atë zhvillimore para vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike.

Mbrojtja këmbëngul po ashtu se nuk ka qenë vetë Xhaçka që ka bërë veprime që mund të çonin në përfitime nga pasuritë publike dhe se është e parregulluar në ligj përgjegjësia që duhet të ketë deputeti për sjelljen e familjarëve të tij.

“Kushtetutëbërësi ka vënë kushte në sjelljen e secilit deputet, por në këto parashikime nuk merret parasysh sjellja apo kushtet e një entiteti tjetër të ndryshëm nga deputeti, si në rastin konkret ajo e një shoqërie tregtare, qoftë me ortak/aksioner bashkëshortin e deputetes,” thuhet në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Të dyja kërkesat e dorëzuara nga deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Statusi “investitor strategjik” parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së, procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit.

Kompania e Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

Por në korrik 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike ia kaloi përfitimet e statusit, kompanisë “AGTCC Hotel Managment” pas një marrëveshje me kompaninë e Gaçit dhe në mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit.

Etiketa: Kryesore1Olta Xhacka

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Pesë ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

Pesë ushqimet e duhura kundër tensionit të ulët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com