GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Miroslav Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, do të takohet me Vuçiçin

08:27 - 19/06/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Miroslav Lajçak pas Kosovës viziton Serbinë, do të takohet me Vuçiçin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas qëndrimit në Kosovë, sot do të udhëtojë për në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kanë raportuar mediet serbe.

Sipas medieve serbe, takimi mes Lajçak dhe Vuçiç do të nisë rreth orës 18:00.

Emisari i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, ka thënë se në takim është diskutuar lidhur me hapat konkret që duhen ndërrmarë në bisedimet Kosovë-Serbi, njofton RTK.

“Fokusi i vizitës sime sot në Prishtinë dhe nesër në Beograd është të diskutojmë se çfarë hapash konkretë do të ndërmarrim në procesin e normalizimit, sigurisht kemi marrëveshje dhe duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj, dhe kjo ishte një nga çështjet e para që diskutuam me zotëri Bislimin. Dhe çështja e dytë ka të bëjë më planin e rritjes që është një instrument i ri financiar i BE-së që po ofrohet me 6 miliardë euro investime, por për Kosovën dhe Serbinë ky disbursim i fondeve është i kushtëzuar me angazhimin konstruktiv në dialog dhe jam unë ai që do ta bëj vlerësimin për konstruktivitetin”, ka deklaruar Lajçak.

Duke folur për mundësin e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës dhe raportin e dërguar nga Josep Borrell, Lajçak ka thënë se raporti diskutohet sot dhe kjo varet nga rezultati i diskutimit.

Ndërkohë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, Lajçak tha se ura duhet të hapet por të bëhet në një mënyrë që nuk përshkallëzon situatën në terren.

Kurse në njoftimin për media të qeverisë, thuhet se Bislimi ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet palë konstruktive në dialog, e përkushtuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dhe njohjen reciproke.

Ai nënvizoi rëndësinë e nënshkrimit si dhe zbatimit në plotni të marrëveshjeve, përmes një plani të sekuencimit të balancuar, të barabartë dhe të drejtë për palët.

Gjithashtu, citohet Bislimi t’i ketë thënë Lajçakut se Serbia në vazhdimësi e ka shkelur marrëveshjen në shumicën e neneve të saj, veçanërisht nenin 4 të saj kur ka votuar e lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, e po ashtu dhe përmes letrës së ish-kryeministres Brnabiç në dhjetorin e kaluar.

Etiketa: LajcakVucic

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Për herë të shtatë Ed Sheeran shpallet këngëtari më i dëgjuar i vitit, Dua Lipa renditet…

Për herë të shtatë Ed Sheeran shpallet këngëtari më i dëgjuar i vitit, Dua Lipa renditet...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com