GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mish-mashi i Jorgos për sallën e bashkisë/ Ikin 660 mln lekë pa garë

11:05 - 23/02/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Mish-mashi i Jorgos për sallën e bashkisë/ Ikin 660 mln lekë pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, po sillet rrotull e rrotull që kontratat abuzive të kalojnë pa u vënë re. Tenderi që do të flasim më poshtë është një mish-mash i madh i thurur nga Jorgo. Dhe sikur duket këtë herë ka arritur që 660 milionë lekë t’i nxjerrë lehtë nga Fondi i Bashkisë dhe t’i kalojë për llogari të miqve të tij.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Rikonstruksioni i sallës polifunksionale të Bashkisë”. Gijotina.com e denoncoi këtë aferë në nëntor të vitit 2022, kur u shpall fituesi dhe gara ishte mbyllur në kundërshtim me rregullat për Prokurimet Publike.  Në atë ditë Goro ka përjashtuar të gjitha kompanitë e tjera, duke lënë në garë vetëm kompaninë “LEON KONSTRUKSION” SHPK, në pronësi të Florenc Sharkës. Sipas Open Data Albania, në këtë rast është shkelur konkurrenca e lirë dhe kontrata është mbyllur pa garë.

Kështu, Goro ka këputur edhe një tjetër tender korruptiv.

Pavarësisht se fituesi u shpall në nëntor të viti 2022, kontrata është mbyllur në shkurt të këtij viti. Në dokumente nuk publikohet ndonjë ankesë apo vendim i KPP. Por ky tender ka marrë shumë kritika në media dhe i kanë dalë sheshit milionat që po përvetësohen gjoja për të rregulluar sallën e  Jorgos se i duhet për mbledhjet në fund të mandatit të tij.

Kështu, me sa duket Jorgo Goro e la në qetësi për disa muaj këtë projekt dhe tani e ka rikthyer sërish. Në dokumentin e  publikuar në faqen e Open Data Albania shohim se shkeljet nuk janë korrigjuar.

 

Fituesi mbetet i njëjti dhe tenderi mban sërish “Flamurin e Kuq” për rrezikun që sjellë dhe faktin që është shkelur ligji.

Epo sikur duket, edhe pas kaq muajsh, pavarësisht se mori fitoren në mënyrë të padrejtë, Goro nuk i ndahet bashkëpunimit  me Florenc Sharkën. Sidomos tani që rikonstruksioni i godinës do të behet gati për fushatën zgjedhore. Ashtu siç kemi evidentuar më herët, në kaq kohë në krye të Bashkisë Himarë salla nuk është përdorur për ndonjë mbledhje për të zgjidhur problemet e qytetarëve. Vetëm tani u kujtua Goro, se diku do t’i mbledhw qytetarët që t’u kërkojë votën.

Ndërkohë, nga të dhënat e nxjerra, Gijotina.com evidenton se Sharka ka përfituar 3.6 miliardë lekë tendera vetëm në 2 vitet e fundit. Tabela më poshtë tregon se pjesën më të madhe e ka fituar nga Bashkia Tiranë. Por, në fakt Sharka është i preferuari për çdo kryebashkiak, se të paktën nga çdo bashki e ka marrë një tender.

Lexo edhe: Jorgo Goro, 530 mln lekë për rrugica, fiton dhe kushëriri i Krajës

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimBashkia HimareJorgo Gorosalle bashkisetenderi

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
‘Edi Rama me dy qeveri, një në burg e një në Kryeministri’

‘Edi Rama me dy qeveri, një në burg e një në Kryeministri’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb
Aktualitet

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar...

Lexo më shumë
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26
Disiplina ndëshkon Dinamon dhe Tiranën me bllokim të merkatos, nuk shlyejnë pagat e lojtarëve

Disiplina “shkund” nga themelet klubin e Egnatias! Pezullohet trajneri, kapiteni dhe drejtori (Vendimet)

11:51 - 18/03/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

GJKKO kalon për gjykim dosjen në themel për ish-presidentin Meta dhe Kryemadhin

11:37 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com