Sali Berisha ka komentuar takimin në ‘Sheshin Skënderbej’, që kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot pasdite me administratën e Bashkisë së Tiranës, pas arrestimit të Erion Veliajt.
Ai e cilësoi thirrjen për një antimiting si një përpjekje për të mbrojtur pushtetin përmes administratës dhe patronazhistëve, duke e konsideruar këtë një krim elektoral dhe shtetëror.
“Amerika shpëtoi se Trump e shpëtoi Zoti dhe ai po e shpëton Amerikën.
Mirëpo problemi është i yni se ne kemi kopjen, kemi kukullën e Xhorxh Sorosit dhe të këtyre praktikave në Shqipëri, kemi Edi Ramën, i cili në vend që të kuptojë dhe të largohet menjëherë nga qeveria, të japë dorëheqjen, vazhdon me praktika antidemokratike, antishqiptare, antiperëndimore.
Sot thërret antimiting.
Thërret bashkinë në antimiting në ditën e rrëzimit të shtatores së diktatorit.
U them unë ju, ia ka mbathur me autoblinda nga frika se sulmohet Blloku. Me gjithë familjen e tij kanë përfunduar në tunelet e Zall Herrit atë ditë. I gjithë Blloku. Blloku ishte bosh.
Dhe ky tani mbledh punonjësit, patronazhistët e administratës, që emër për emër do regjistrohen, i garantoj se pjesëmarrja në atë krim. Krim elektoral, krim shtetëror.
Sepse ai po u thërret ju të dashur punonjës, vetëm për të mbrojtur monumentin e tij të korrupsionit dhe drogës.
Nuk po u thërret për asnjë interes tjetër. Dhe mendon se në këtë mënyrë do e kapërcejë.
Por tani ai është damkosur.
U nis në Mynih, më dha një paralajmërim mua, do e shohësh më tha. Çfarë të shoh? Njerëzit nuk donin as të takonin, por as të fotografoheshin me të. Kjo është e vërteta.
Tani, e thashë edhe njëherë, i pastroi mediat nga fotografitë me Sorosin dhe nxjerr mediat e tij që nuk i kam pasur. Ai i ka pasur të postuara një nga një të gjitha.
Po Aleksi ia ktheu. Populli po ma kërkon këtë me ty. Foli ai në emër të popullit”, u shpreh Berisha.
Discussion about this post