GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mjeku bën zbulimin e rëndë për “D10S”

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku bën zbulimin e rëndë për “D10S”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2022, pothuajse një vit pas vdekjes së legjendës së futbollit botëror Diego Armando Maradona, një zbulim i tmerrshëm tronditi botën e futbollit. Ylli i famshëm ishte varrosur pa zemrën e tij.

Nelson Castro, një mjek dhe gazetar i njohur argjentinas, do të botonte një libër në kujtim të Diego Maradonës, me titull “La Salud de Diego – La Verdarera Historia”, në të cilin flitej për shëndetin e Diegos, historia e vërtetë, në të cilin ai bëri zbulime për vdekjen e superyllit, në moshën 60-vjeçare!

Pastaj Nelson Kastro zbuloi, se zemra e Diego Maradonës u hoq para se të varrosej, për dy arsye: një që lidhej me mbështetësit e Gimnasia, të cilët mund ta kishin nxjerrë atë për të marrë zemrën dhe një tjetër, për studim.

“Ishte një lëvizje e përgatitur nga një grup tifozësh të ekipit të Gimnasia La Plata. Ata planifikuan t’i vidhnin zemrën. Është një fakt, i cili u zbulua me kohë, ndaj atij iu hoq zemra para varrimit për të shmangur një moment të tillë”,- tha Nelson Castro në vitin 2021, sipas gazetarëve të “Ole”.

“U desh zemra për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Atëherë zemra e tij peshonte gjysmë kilogrami, ndërkohë që një zemër normale është rreth 300 gram.

Ai kishte një zemër të madhe edhe sepse ishte sportist, por edhe për problemet e zemrës me të cilat përballej”,- ka përmendur në atë kohë Nelson Castro.

Pas vdekjes së tij, raporti mjekësor thoshte se Diego Armando Maradona vdiq i vetëm, në një shtrat mjekësor në një rezidencë në Tigre (në veri të Buenos Aires), ku po shërohej pas një operacioni për një hematomë në kokë. Vdekja do të kishte ndodhur për shkak të sëmundjes paraekzistuese të zemrës, por edhe për shkak të  “një neglizhence të përgjithshme në trajtimin dhe mënyrën e kujdesit ndaj pacientit”.

Tani, tre vjet pas vdekjes së Maradonës, drejtësia argjentinase konfirmoi të martën fillimin e gjyqit për çështjen e tetë anëtarëve të ekipit mjekësor që kujdesej për ish-futbollistin e madh, pas shumë hetimeve dhe grumbullimit të provave. me klasifikimin fillestar “vrasje me bashkëfajësi eventuale” që çon në dënime nga 8 deri në 25 vjet burg.

Të martën, dhoma e Apelit theksoi “sjelljen e miratuar nga secili prej anëtarëve të personelit mjekësor, i cili nuk respektoi mandatin për të vepruar sipas kodit të etikës mjekësore”, por nuk komunikoi datën e fillimit zyrtar të procesi.

Etiketa: argjentinaD10SMaradonaSportzbulimi

Lajme të lidhura

Arbër Hoxha e nis sezonin me gol, sulmuesi i Kombëtares “tund” rrjetën në Kroaci
Sport

Arbër Hoxha e nis sezonin me gol, sulmuesi i Kombëtares “tund” rrjetën në Kroaci

16:43 - 15/08/26
Fusha e re e stadiumit “Air Albania” së shpejti do jetë gati, punimet drejt fazës finale
Breaking Views

Fusha e re e stadiumit “Air Albania” së shpejti do jetë gati, punimet drejt fazës finale

11:35 - 15/08/26
Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios
Breaking Views

Frattesi kalon zyrtarisht tek “I Biancocelesti”: Babai im, tifoz i Lazios

11:30 - 15/08/26
Para
Deputetja bukuroshe suedeze i bashkohet luftës në Ukrainë

Deputetja bukuroshe suedeze i bashkohet luftës në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!
Aktualitet

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin në mbështetje të protestës kundër Ramës: Jam me ju, populli duhet dëgjuar!

22:15 - 15/08/26

Koordinatori i “Forza Italia” për Ballkanin, Lorenzo Grassini, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën qytetare që prej 77 ditësh...

Lexo më shumë
Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

Pas fjalimeve te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Pjesëmarrje masive e qytetarëve bashkë me Diasporën

21:55 - 15/08/26
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

Shqiptari nga Maqedonia e Veriut: Secili ka përgjegjësinë kombëtare! S’kemi tokë për të shitur

21:45 - 15/08/26
Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!

Protestat në ditën e 77-të, por Rama nuk tërhiqet: Për median britanike konfirmon: Projekti për Zvërnecin do vazhdojë!

21:23 - 15/08/26
Emigranti, apel SPAK-ut dhe Komisionit Evropian: Na e largoni këtë klasë politike të korruptuar!

Emigranti, apel SPAK-ut dhe Komisionit Evropian: Na e largoni këtë klasë politike të korruptuar!

21:19 - 15/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com