GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

MM bën bilancin: 11 vatra aktive në 24 orët e fundit. Shuhet zjarri në Dropull

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
MM bën bilancin: 11 vatra aktive në 24 orët e fundit. Shuhet zjarri në Dropull
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ne AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 vatra zjarri. Nga te cilat janë shuar 8 vatra zjarri dhe janë aktive 3 vatra zjarri.

Ndërsa vatra e zjarrit që u shënua një ditë më parë në territorin e bashkisë Dropull në Gjirokastër është shuar plotësisht. Ndërhyrja nga ajri u krye nga dy avionë të mbërritur nga Greqia. Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në banesa edhe pse në fshatin Lugar flakët ishin shumë pranë banesave.

Njoftimi:
Vijojnë aktive vatrat në fshatin Bogë, bashkia Malësi e Madhe, vijojne pune forcat e Adzm dhe te bashkisë per normalizimin e situatës.

Në fshatin Rehovë, bashkia Poliçan, bashkiake nuk u be e mundur fikja e saj dhe sot ne orët e para te mëngjesit ka vazhduar operacioni me mbështetjen dhe te 50 efektive te FA.

Në fshatin Goranxi, bashkia Dropull, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte dhe pemë me lartësi 3-4 metra.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era mori përmasa te menjëhershme duke rrezikuar fshatrat Derviçan, Frashtan dhe Grapsh.

U bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave:

në fshatin Dhores, bashkia Skrapar;
në vendin e quajtur Ligata, bashkia Elbasan;
në fshatin Sovjan, bashkia Maliq;
në fshatin Derven Kodër, bashkia Krujë;
në fshatin Saver, bashkia Lushnje;
në vendin e quajtur Berdenesh, bashkia Sarandë;
në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë,
ne fshatin Ndershen, bashkia Mirdite.

Për shuarjen e zjarreve gjate 24 oreve jane angazhuar kapacitetet operacionale në nivelin vendor dhe ne nivelin qendror.

Janë angazhuar 255 forca operacionale nga Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Forca te Armatosura, forca bashkiake, forca policore, AdZM, sherbimi pyjor, forca vullnetare si dhe 28 mjete zjarrfikëse dhe mjete te tjera operative.

Ndërhyrja e forcave operacionale ka qene e menjëhershme duke shmangur rrezikun e djegjes se banesave. Bashkia Dropull ne kete situate u mbështet me mjete zjarrfikëse nga bashkitë Libohovë, Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet, Memaliaj, Sarande, Finiq dhe Forcat e Armatosura. U angazhuar 144 forca operacionale dhe 12 mjete zjarrfikëse.

Duke marre ne vleresim situatën e krijuar ne bashkinë Dropull është aktivizuar sistemi i Mekanizmit te Mbrojtjes Civile te Bashkimit Evropian (ERÇ), nga ku Greqia ka ofruar asistence ndërkombëtare me 2 avione per nderhyrje nga ajri.

Me nderhyrjen nga ajri dhe toka pergjate gjithe dites se djeshme edhe deri sot është bere e mundur mbajtja jashtë rrezikut e banesave dhe banoreve.

Sot ne oret e para te mengjesit ka filluar nderhyrja nga ajri me helikopterin e Ministrise Mbrojtjes dhe dy avioneve te Qeverise Greke.

Strukturat e sistemit të mbrojtjes civile janë në gatishmëri të plotë me të gjitha kapacitetet nga toka dhe ajri për mbajtjen nën kontroll të situatës në të gjithë vendin.

Etiketa: dropullzjarri

Lajme të lidhura

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë
Aktualitet

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal
Aktualitet

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë
Aktualitet

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26
Para
Ngisnin si “të çmendur” motorët e ujit/ Ndalohen 9 persona në Shëngjin, u bllokohen mjetet lundruese

Manovrat e rrezikshme/ Gledis Nano urdhër efektivëve: Patrulloni vijën bregdetare dhe filmoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com