GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Momenti kur Marklen Haka shoqërohet i prangosur dhe i zbathur

në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Momenti kur Marklen Haka shoqërohet i prangosur dhe i zbathur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marklen Haka është vënë në pranga pasditen e sotme, teksa  tashmë ka mbërritur në Drejtorinë Policore Tiranë nën masa të rrepta sigurie.

Ai është filmuar i prangosur, ndërsa është i veshur me një kostum sportiv, por i mungojnë këpucët.

Marklen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit. Në skedarët e policisë 33-vjeçari rezulton i arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë që ka qenë objektiv i dy sulmeve me armë.

Ai i shpëtoi edhe një atentati në vitin 2019, ku mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha, e cila mbrojti nipin me trupin e saj. Ndaj të riut u qëllua me 100 plumba, ndërsa Haka kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu.

Marklen Haka ka përfunduar për herë të parë në pranga kur ishte 20 vjeç, i dyshuar për një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes.

Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit N.Z, mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.

I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Marklen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar.

Më 12 shtator të vitit 2018, Marklen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë, në operacion e bujshëm, gjatë të cilit forcat speciale rrethuan Niklën dhe disa fshatra të tjera të Krujës, duke shoqëruar dhjetëra persona, por që arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie.

Me një vendim të datës 9 prill 2019, Gjykata e Krujës e dënoi Hakën me 1 vit e gjysmë burg, por me gjykim të shkurtuar ai u dënua përfundimisht me 1 vit heqje lirie. Dënim që e përfundoi në korrik të 2019.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar më vonë, duke thënë se bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Marklen Haka

Lajme të lidhura

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor
Aktualitet

Protestat kundër qeverisë, Mevlan Shanaj kritikon artistët: Heshtja të bën bashkëfajtor

18:19 - 26/07/26
Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi
Sport

Interi konfirmon dëmtimin e Kristjan Asllanit, rrezikon të humbasë turneun në Azi

18:10 - 26/07/26
Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali
Aktualitet

Po trafikonte kokainë me vlerë 4 milionë euro, arrestohet shqiptari në Itali

16:24 - 25/07/26
Para
Policia vrapon për ta kapur Marklen Hakën dhe disa të tjerë (VIDEO)

Policia vrapon për ta kapur Marklen Hakën dhe disa të tjerë (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona
Breaking Views

Varrezë masive në Zubin Potok? Gërmime në fshatin Kalludër në Kosovë, policia ndalon dy persona

23:29 - 28/07/26

Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në...

Lexo më shumë
Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

Lëkundje sizmike në Jug, afër Gjirokastrës

22:59 - 28/07/26
Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

Protestuesit i lënë Ramës parullën anglisht në Bulevard: Dorëheqje!

22:54 - 28/07/26
Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

Forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin, si e organizoi atentatin pas konfliktit

22:34 - 28/07/26
Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com