GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Monopoli në Porto Romano/ Si mashtron Kastrati duke marrë 8.4 miliardë lekë rimbursime TVSH-je në 2 vjet

17:36 - 25/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 4 min
A A
Monopoli në Porto Romano/ Si mashtron Kastrati duke marrë 8.4 miliardë lekë rimbursime TVSH-je në 2 vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefqet Kastrati fortifikon monopolin e karburanteve, ndërsa qeveria i jep Porto Romanon dhe i mbush xhepat me transaksione të dyshimta nga Drejtoria e Thesarit. Rreth 8.4 miliard lekë i janë kthyer portit MBM në Porto Romano si rimbursim për TVSH-në për një periudhë më pak se 2 vjet.

Porto Romano është kërthiza e monoloplit të karburanteve të krijuar nga Kastrati. Më poshtë po ju përshkruajmë se çfarë përfaqëson kjo strukturë

Koncesioni i Kastratit u fsheh pas kompanive offshore

Shoqëria Koncesionare PORTI MBM (Multi Buoy Mooring) ka kontratën për Ndërtimi, Shfrytëzimi dhe Transferimi i portit të tipit MBM, Porto Romano, Durrës që daton më 30 qershor 2015. Sipas kontratës, porti do të përpunonte anije çisternë mbi 20 mijë tonë, me zhytje 8 metra.

Kompanitë përbërëse ishin offshore që siç duket do të përdoreshin si guackë për dikë tjetër që do të shfaqej pas transaksioneve të mëpasshme. Kështu, Adriatic Petroleum Platform LTD, Shoqëria Mampaey Offshore industries b.v., ATEC SRL dhe Salillari SHPK do të shkriheshin si kripa dhe në krye, pas blerjeve dhe dhurimeve. do të dilte Kastrati Group me administrator të portit Ahmet Kastratin.

Foto; Shoqëria që administron punimet tek Porti MBM

Më tutje evidentohet se kjo shoqëri ka si kompani mëmë shoqërinë “ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK”  me 99% të aksioneve dhe vetëm 1 për qind e ka një tjetër oligark, Salillari. “ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP SHPK “ është  gjithashtu nën administrimin e Ahmet Kastratit dhe nën zotërimin 100% të aksioneve nga kompania “Kastrati Group”. Përmes këtyre skemave, duke përdorur disa nga kompanitë e tij, Kastrati do të kapte pikën më strategjike të Shqipërisë.

Me ndihmën e kryeministrit Rama, përveç shërbimeve për depozitimin e naftës, Shefqet Kastrati do të kontrollojë edhe transportin e mallrave të tjerë, sepse porti i Durrësit do të shërbejë vetëm për jahte dhe pasagjerët.

Foto; Kastrati Group zotërues i Shoqëria Koncesionare Porti MBM

Mbështetja politike me vendime korruptive

Në 3 qershor të  vitit 2021 qeveria Rama ka miratuar me VKM, në zgjerimin e portit aktual në Porto Romano, gjë që i hapi rrugë transferimit të portit tregtar atje dhe te ky i fundit planifikohet  ndërtimi  e infrastrukturës për jahtet nga kompania arabe Emaar.

Përmes VKM-së, qeveria vendosi zgjerimin e portit aktual, nën administrimin e “Kastrati Group”, që realizon shërbimet e përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano.

Më datën 31 mars 2020, në parlamentin shqiptar u miratua që portit MBM, i cili është i formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim), t’i bëhej një shtesë në koncesionin ekzistues.

Ndërsa me vendimin e qershorit 2021, koordinatat e portit aktual në Porto Romano janë shtuar. Zgjerimi i koordinatave krijon mundësinë që në port të ndërtohen disa kalata të tjera që do të shërbejnë për përpunimin e anijeve të mallrave, krahas atij të karburanteve që kryhet aktualisht nga Kastrati. Pra të gjitha këto lloj shërbimesh do të jenë nën administrimin e Kastratit.

Transaksionet e dyshimta

Kanë kaluar 2 vjet që kur Kastrati është zotëruesi i vetëm portit në Porto Romano, por ndryshimi është drastik. Qeveria po e mbulon këtë port me lekë që i nxjerrë nga Thesari i Shtetit.

Në këto dy vjet janë bërë 5 transaksione të dyshimta nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në drejtim të portit MBM (Multi Buoy Mooring) në pronësi të Kastratit.

Sipas të dhënave të siguruara, e gjithë xhiroje e portit për dy vjet është pak me shumë se 2.1 miliardë lekë (të reja). Siç shihet në grafik, “lulëzimi” i portit ka ndodhur në dy vitet e fundit.

Ndërkohë ajo që bie në sy është se nga kjo shumë e xhirove për 2 vjet, një pjesë të mirë Kastrati i ka marrë mbrapsht. Këtë e tregojnë përfitimet që ky i fundit ka marrë nga transaksionet që i janë derdhur. Sipas të dhënave të marra nga  “Spendin.data.al”  në 2 vjet, Tatimet i kanë kaluar për Shoqërinë Koncesionare Porti MBM 5 transaksione me vlera të ndryshme, ku vlera totale është 840,869,466.00 lekë (të reja).

Në këtë pikë  lind pyetja, për çfarë i transferojnë Tatimet këto shume te mëdha tek porti i Kastratit. Tatimet mund të justifikojnë faktin se tashmë  tek ky port janë transferuar edhe shërbim e mallrave dhe këto transferta janë  “rimbursim i TVSH”. Por, sipas ligjit, transaksionet për rimbursimin e TV mundësohen vetëm për mallrat që tregtohen brenda vendit dhe në rastin konkret e portit nuk justifikohet. Kastrati importon naftë nga jashtë vendit dhe nuk ka të drejtë ta shesë brenda portit.

Le t’i referohemi kontratës së koncesioni që zgjat 35 vjet. “Duke filluar nga viti i 5-të para përfundimit të afatit të kësaj kontrate, vlera e riinvestimit do të jetë 40% e vlerës së investimit në përputhje me ofertën e konçesionarit. Konçesionari do t’i paguajë Autoritetit Kontraktues 2% të xhiros vjetore para tatim fitimit që konçesionari do të grumbullojë nga tarifat e aplikuara, duke përjashtuar TVSH- në.

Shërbimet portuale të kastratit u sjiten kryesisht anijeve të huaja, pra që nuk janë subjekt TVSH-je. Mbetet anigëm se si e gjithë xhiroja është 2.1 miliardë lekë për dy vjet, ndërsa rimbursimi i TVSH-së arrin shifrën 840 miliionë lekë?!

Ndërkohë, porti nuk është subjekt tregtar, por ofrues shërbimesh sipas kontratës së përcaktuar për anijet që sjellin naftë dhe gaz. Transaksioni është i dyshimtë dhe nëse do të hetohet nga SPAK-u do të zbulonte ndoshta mashtrimin më të madh që është bërë me rimbursimin e TVSH-së.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: Kastratikryesore2monopolPorto Romano

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Kalojeni dimrin jashtë shtetit”, Ukraina i bën thirrjen më të fundit refugjatëve

“Kalojeni dimrin jashtë shtetit”, Ukraina i bën thirrjen më të fundit refugjatëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com