GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

‘Mora fjalë’, historia e këngës që pushtoi zemrat kuqezi

18:35 - 12/10/23
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Mora fjalë’, historia e këngës që pushtoi zemrat kuqezi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kënga “Mora fjalë” është kthyer së fundmi në një himn për tifozët, por edhe vetë lojtarët e Kombëtares kuqezi. Melodia që çon peshë mijëra zemra në stadium e përtej tij, i vishet vargjeve për heroin legjendar Adem Jashari.

Shumëkush i shqipton me gjoksin plot, por jo aq dinë që krijuesi i tyre është Naim Gjoshi. Kompozitori i mirënjohur tregon nga studioja e tij në Elbasan, qytetin ku jeton prej 8 vitesh, se “Mora fjalë” lindi në vitin 2000, si kërkesë e rapsodit Kosovar Qazim Beka.

“Mua më janë dashur dy javë të meditoj për heroin. Ishte në 3 vjetorin e rënies së tij”.

Një vit më vonë në një takim me rapsodin Beka në Kosovë, kompozitori Gjoshi ka dëgjuar rastësisht në ambientin ku ishte këngën e tij nga zëri i Shkurte Fejzës.

“I them unë, po kjo, nga doli këtu. Tha që ia kam dhënë vetë. I thashë, si ia dhe pa të drejtën e autorit, pa më pyetur mua. Ashtu erdhi, tha. Me Shkurten, kënga u ngrit në pjedestal. Shkurta e solli këngën deri këtu ku ka ardhur. Tani e dinë gjithë shqiptarët”, rrëfen kompozitori për  A2 CNN.

Frymëzimin për krijimin e një kënge monument për legjendarin Adem Jashari e ka gjetur atje, tek kulla e Jasharjave në Prekaz.

“Atje kam parë edhe kullën, edhe portretin e Adem Jasharit. Adem Jashari ka një portret të një malësori kreshik. Mua më kujton eposin e kreshnikëve, Mujin dhe Halilin. Portet legjendari. Atë doja të përshkruaja në vargjet që kam bërë. Aty kam thirrur “Mora fjalë…” dhe eci kënga vetë. Për një orë e kam mbaruar”.

Por çfarë ndjen Naim Gjoshi teksa dëgjon krijesën e tij të këndohej njëzëri nga mijëra tifozëve?

“Unë kam ndjerë shumë emocion. Emocioni i parë ishte fitorja e Shqipërisë me Poloninë. Por në fund fare, kur nisi stadiumi dhe vetë futbollistët ta këndojnë, unë sigurisht që jam krenar. Unë isha aty, isha në stadium, pavarësisht se e shikoja nga shtëpia. Isha tifozi më i madh aty”, shprehet Naimi.

Gjoshi ka një bindje se përse kënga e tij ngjiti në publik. “Janë bërë shumë këngë për Adem Jasharin, por kjo ka dalë mbi të gjitha. Mendoj se suksesi i një krijuesi është kur krijon mbi motivet popullore të kombit të vet. Unë kam marrë shumë nga ato, kam marrë muzën e tyre. Këngët, për mua, bëhen të pavdekshme kur bazën e kanë tek motivi popullor, folklorik origjinal. Pastaj krijuesi fut shpirtin e vet krijues aty. Unë e krijova thjeshtë mbi motive popullore dhe nuk i bëra refren. Kënga është strofike”, shpjegon ai.

Shpjegimin se përse “Mora fjalë” u përqafua masivisht gati dy dekada pas krijimit, as ai nuk e ka.

“Kjo po më çudit edhe mua. Unë kurrë nuk kam menduar që kjo këngë do të mbërrinte deri këtu.  Këto vitet e fundit ka hyrë në stadiume. E këndojnë i madh e i vogël. Në Kosovë nuk ka njeri që nuk e di. Nuk di si mori kjo këngë kaq përmasa të mëdha, pikërisht këto 4-5 vitet e fundit. Kënga është e bukur vetë, por Shkurta e këndoi në atë mënyrë që e solli shumë bukur te spektatori, tek qytetari”.

Mes vargjeve të tij, Gjoshi i thërret komandantit legjendar të UÇK-së të çohet nga varri. Të çohet se po e thërrasin zogjtë e malit, trëndafilat, këngët, trimat, nanë lokja dhe tanë Kosova.

Por krahas suksesit të pamatë të vargjeve e notave të tij, krijuesi i “Mora fjalë” e ka një brengë dhe nuk ngurron të çojë fjalë.

“Më ka bërë përshtypje. Kam qenë disa herë në Skënderaj. Aty është djali i Adem Jasharit dhe asnjë herë nuk më ka takuar. Më vjen keq për këtë, që djali i tij nuk më ka takuar asnjë herë. Kam qenë në Drenicë, Skënderaj, nëntë vite radhazi në një festival rapsodie. Kam qenë në juri. Ai aty ka qenë, por s’më ka takuar. Këtë e kam shprehur edhe atje”.

Por çfarë pret me më shumë emocion kompozitorin Gjoshi në përballjen e radhës të kombëtares kuqezi, fitoren, apo këndimin e këngë së tij?

“Unë dua fitoren e Shqipërisë. Atëherë bëhet më bukur. Atëherë krijon emocion më të madh kënga, me fitoren e Shqipërisë. Inshalla do të fitojmë”, uron Gjoshi.

 

Etiketa: kengamora fjale

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Arieli 6 muajsh, mes të zhdukurve nga sulmi i Hamasit në Izrael

Arieli 6 muajsh, mes të zhdukurve nga sulmi i Hamasit në Izrael

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA
Bota

Shefi i Antiterrorit në Uashington jep dorëheqjen: Teherani nuk ishte kërcënim për SHBA

19:03 - 17/03/26

Një zyrtar i lartë i sigurisë në administratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen të martën për...

Lexo më shumë
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

Tenderi 700 mijë €, GJKKO çon për gjykim Benet Becin dhe gruan e Evis Berberit, në gjyq edhe 6 zyrtarë të KESH

16:53 - 17/03/26
Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

Bllokohen mbi 1 ton mish e djathë, AKU gjobit “Bonum” dhe “KMY”: Shkelje të rënda higjienike!

15:53 - 17/03/26
Gruaja humbi jetën në maternitet, burri i saj ndodhej në burg

E rëndë në Elbasan! Zetori përmbyset gjatë punës, humb jetën 63-vjeçari

15:16 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com