GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Morawiecki: Ushtarë të Grupit Wagner i afrohen kufirit të Polonisë

20:35 - 29/07/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Morawiecki: Ushtarë të Grupit Wagner i afrohen kufirit të Polonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup prej njëqind ushtarësh të grupit mercenar rus Wagner është afruar më pranë qytetit bjellorus të Grodnos pranë kufirit polak, tha të shtunën kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki.

Polonia, një ish-anëtare e Traktatit të Varshavës dhe anëtare e NATO-s që nga viti 1999, ka qenë e shqetësuar për përhapjen e mundshme të konfliktit në territorin e saj që kur Rusia filloi agresionin frontal ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Në fillim të këtij muaji, Polonia filloi të zhvendoste më shumë se 1,000 trupa në lindje të vendit mes shqetësimeve në rritje se prania e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritjen e tensionit në kufirin e saj.

“Situata po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme… Ka shumë mundësi që ata të paraqiten si roje kufitare bjelloruse dhe të ndihmojnë migrantët e paligjshëm të hyjnë në territorin polak (dhe) të destabilizojnë Poloninë,” tha zoti Morawiecki në një konferencë shtypi në Gliwice të Polonisë Perëndimore.

“Me shumë gjasa ata do të përpiqen të hyjnë në Poloni duke pretenduar se janë emigrantë të paligjshëm dhe kjo paraqet kërcënime shtesë,” tha zoti Morawiecki. Megjithatë, ai nuk dha burimin e informacionit të tij mbi lëvizjet e mercenarëve të Grupit Wagner dhe Anton Motolko, themeluesi i projektit të opozitës bjelloruse Hajun, i cili monitoron aktivitetin ushtarak në vend, i tha agjencisë Reuters se grupi i tij nuk kishte parë asnjë provë që Grupi Wagner po i afrohej më shumë Grodnos.

Zhvendosja e forcave të Grupit Wagner në Bjellorusi ishte pjesë e një marrëveshjeje që i dha fund përpjekjes për kryengritje të grupit në qershor, kur ata morën kontrollin e një selie ushtarake ruse, marshuan drejt Moskës dhe kërcënuan se do ta futnin Rusinë në luftë civile, sipas Presidentit Vladimir Putin./VOA/

Etiketa: MorawieckiPoloniaWagner

Lajme të lidhura

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Para
Turqia i kërkon Danimarkës që të parandalojë aktet kundër Kuranit

Turqia i kërkon Danimarkës që të parandalojë aktet kundër Kuranit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Lexo më shumë
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

Ishte duke luajtur me gjyshen në Lungomare, Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren

14:02 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com