GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Morën 93 mln euro, por vetëm  2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021

08:04 - 23/09/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Morën 93 mln euro, por vetëm  2% e mbetjeve u trajtuan nga inceneratorët më 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej së paku katër vitesh tre inceneratorët, i Elbasanit, Fierit dhe tani ai i Tiranës renditen në krye të listës së investimeve qeveritare për nga vlerat e larta të financimit, por duket se ato nuk i kanë shërbyer aspak qëllimit për të cilin janë investuar taksat e shqiptarëve.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT treguan se gjatë vitit 2021, vetëm 2 për qind e mbetjeve të gjeneruara në shkallë vendi u përpunuan nëpërmjet inceneratorëve. Kjo përqindje është shumë e ulët në raport me financimet që janë akorduar nga buxheti i shtetit për këtë qëllim.

Sipas të dhënave të thesarit nga Ministria e Financave, pagesat progresive për inceneratorët deri në fund të gushtit kanë arritur një vlerë prej 11.4 miliardë lekë ose rreth 93 milionë euro.

Pa nisur pagesat për inceneratorët qeveria shpenzonte afërisht 3 milionë euro në vit për menaxhimin e mbetjeve urbane. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2015 programi i menaxhimit të mbetjeve urbane u financua me 400 milionë lekë rreth 3 milionë euro.

Në buxhetin e këtij viti programi buxhetor për financimin e mbetjeve urbane është në vlerën 1,7 miliardë lekë, por mbi 70 për qind e shumave shkojnë për financimin e inceneratorëve.

Në vitin 2021 u ricikluan 18,8 % e sasisë gjithsej të mbetjeve, ndërkohë që në vitin e kaluar ky tregues ishte 18,1 %. INSTAT raportoi se në vitin 2021 janë trajtuar me djegie në incenerator për eliminim dhe qëllime energjetike rreth 2 % e sasisë gjithsej. Më 2020 janë përpunuar vetëm 1 % e mbetjeve gjithsej nga inceneratorët.

Në vitin 2021 rezulton të jenë menaxhuar rreth 875,105 mijë tonë mbetje urbane. Sasia vjetore e mbetjeve urbane të menaxhuara për banorë, në shkallë vendi, në vitin 2021 është 311 kg/banor, nga 369 kg/banor që ishte në vitin paraardhës

Në vitin 2021, janë gjeneruar gjithsej rreth 955 mijë tonë mbetje urbane, ndërkohë në vitin 2020 kjo shifër ishte rreth 1,1 milionë tonë. Mbetjet të pa menaxhuara në raport me sasinë totale të mbetjeve të gjeneruara në vitin 2021 janë 2,3 % më pak se në vitin 2020

Sakaq projektet e inceneratorëve janë hetim nga SPAK për shpërdorim të parave publike nëpërmjet disa formave të abuzimit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë në një nga deklaratat zyrtare mbi hetimin ka njoftuar se, nga hetimet për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. janë gjetur shkelje të shumta, që fillojnë me procedurat për dhënien e koncesionet e më pas me falsifikime dokumentesh të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime fiktive e dhënien e pagesave për punime që nuk janë kryer. Janë përdorur skema fiktive të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre./ Monitor

Etiketa: inceneratorKryesoire1mbetjeRama

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Makina përplas për vdekje një grua në Mamurras-Milot, autori ikën nga vendngjarja

Makina përplas për vdekje një grua në Mamurras-Milot, autori ikën nga vendngjarja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com