GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mori 20 mijë lekë për t’i dhënë 4 vota PS-së, 8 muaj burg për autorin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mori 20 mijë lekë për t’i dhënë 4 vota PS-së, 8 muaj burg për autorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

GJKKO ka dënuar me 8 muaj burg, Gëzim Paplekajn nën akuzën e korrupsionit pasiv në zgjedhjet qendrore të 2021. Në një video të publikuar, Paplekaj shfaqet duke marrë 20 mijë lekë për 4 vota në favor të partisë Socialiste.

Paplekaj u denua me 1 vit burg, por per shkak te gjykimit te shkurtuar denimi ulet ne 8 muaj burg.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin fillon nga dita e zbatimit të këtij vendimi. Ai do të qëndrojë në një burg të sigurisë së zakonshme.

Njoftimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 25.07.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurit G.P akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Fakti penal i atribuar të pandehurit G.P ka të bëjë me marrjen e një shume prej 20.000 (njëzet mijë) lekë, në këmbim të sigurimit të katër votave, për të votuar në favor të subjektit politik Partia Socialiste, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të zhvilluar më datën 25.04.2021.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, bazuar në nenin 328/b të Kodit Penal, si dhe në nenet 4/2, 190/1, 390, 406/1 393/1 dhe 485 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 74, datë 09.11.2023 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit P, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” e parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësiperme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri P me 8 (tetë) muaj burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paplekaj fillon nga dita e zbatimit të këtij vendimi dhe do të vuhet në një IEVP, burg i sigurisë së zakonshme.

Në bazë të nenit 190/1 të K.Pr.Penale provat materiale një CD dhe një DVD me pamjet filmike të mbeten pjesë e fashikullit.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqesore i lihen në ngarkim të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

 

Etiketa: BurgLekevota

Lajme të lidhura

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Tentoi të përdhunonte vajzën e tij, burg për 44 vjeçarin në Durrës

Tentoi të përdhunonte vajzën e tij, burg për 44 vjeçarin në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës
Aktualitet

‘Më keq se në komunizëm’, gazeta e njohur holandeze: I madh e i vogël janë ngritur në protestë kundër Edi Ramës

08:05 - 21/10/26

Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë paqësore...

Lexo më shumë
Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com