GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Mori bekimin nga mbreti Charles, Rishi Sunak zyrtarisht kryeministër i Britanisë

12:51 - 25/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jeta personale dhe karriera, kush është kryeministri i parë indian i Britanisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rishi Sunak është emëruar zyrtarisht kryeministri i 57-të i Mbretërisë së Bashkuar pasi mori betimin nga Mbreti Charles III dhe u ftua të formonte një qeveri të re. Ai është kryeministri i tretë këtë vit dhe do të hyjë në Doëning Street si kryeministri më i ri në dy shekuj.

Audienca mes mbretit Charles dhe kryeministrit të ri, Rishi Sunak, shënon dorëzimin simbolik të pushtetit, në një përzierje ceremonie dhe pragmatizmi politik. Është një ritual vazhdimësie, në një sfond të trazirave të mëdha politike.

Ky është një nga rolet kyçe kushtetuese të Mbretit – dhe që nëna e tij e mori shumë seriozisht, aq sa, pavarësisht nga shëndeti i saj i sëmurë, ajo kreu me këmbëngulje takimin e saj të fundit me Liz Truss, kur ajo u bë kryeministre muajin e kaluar.

42-vjeçari Rishi Sunak, me origjinë nga India dhe një hindu i devotshëm, doli për herë të parë në jetën publike në moshën 39-vjeçare, kur u bë Kancelar i Thesarit nën drejtimin e Boris jonson.

Sunak, i cili u zgjodh për herë të parë si deputet në vitin 2015, u dallua menjëherë në politikë: kur pandemia goditi Britaninë, ai krijoi një program pezullimi pune për të mbështetur miliona britanikë. Ndonëse ishte i preferuari që në fillim, për rolin e kryeministrit, iu desh të përballej dy herë me rivalët e brendshëm partiakë për të arritur tek burimi. Herën e parë, Liz Truss ia bllokoi rrugën drejt pushtetit dhe e vonoi atë me vetëm 44 ditë.

Sot, kryeministri i ri i Britanisë është lideri i parë me origjinë indiane dhe një ish-bankier multi-milioner i Goldman Sachs që po përballet me një nga krizat më të këqija financiare të vendit. Britania po zhytet në recesion për shkak të kostove gjithnjë në rritje të energjisë, normave të larta të interesit të banesave, rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe efekteve negative të Brexit.

Etiketa: BritaniRishi Sunak

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Para
Të shtëna me armë zjarri në mes të Londrës, dy të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në mes të Londrës, dy të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com