GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Mos përfitoni nga lufta!”, Joe Biden ultimatum kompanive të karburantit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mos përfitoni nga lufta!”, Joe Biden ultimatum kompanive të karburantit

WASHINGTON, DC - JULY 16: U.S. Vice President Joe Biden addresses the 10th annual Make Progress National Summit at the Walter E. Washington Convention Center July 16, 2015 in Washington, DC. Hundreds of youth leaders, student activists, and organizers gather for the convention which is organized by Generation Progress, the youth engagement arm of the liberal think tank Center for American Progress. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje të hënën kompanive të karburantit dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre në nivele rekord për të ulur kostot për amerikanët, si dhe të rrisin prodhimin, ose të paguajnë një nivel më të lartë taksash. Deklarata erdhi ndërsa vazhdon përballja me çmime të larta të karburanit dhe ndërsa votimet janë vetëm një javë larg.

Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden kritikoi kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre.

Industria e naftës “nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan”, tha ai. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, tha ai, ata po bëjnë “fitime aq të larta sa është e vështirë të besohet,” tha Presidenti Biden.

“Fitimet e tyre janë një përfitim i papritur i luftës”, tha ai, duke iu referuar konfliktit që po shkatërron Ukrainën dhe duke shtuar se ata kanë përgjegjësinë për të vepruar.

“Unë mendoj se është revoltuese”, tha ai. Nëse do t’i kalonin ato fitime te konsumatorët, çmimet e benzinës do të uleshin me rreth 50 centë, tha presidenti.

“Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera”, tha ai. Shtëpia e Bardhë do të punojë me Kongresin për të shqyrtuar këto opsione dhe të tjera. “Është koha që këto kompani të ndalin përfitimin nga lufta”.

Presidenti Biden tha se kompanitë e naftës dhe gazit duhet të investojnë fitimet e tyre për uljen e kostove për amerikanët dhe rritjen e prodhimit dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, ai do t’i kërkojë Kongresit të shqyrtojë mundësinë e detyrimit të kompanive të naftës që të paguajnë gjoba tatimore dhe të përballen me kufizime të tjera.

Presidenti e mbajti fjalimin vetëm një javë përpara se amerikanët të vendosin nëse demokratët e partisë së tij do të vazhdojnë të kenë kontrollin e Kongresit. Republikanët duket se janë favoritët për të marrë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për Senatin nuk është e qartë.

Gjigantët globalë të energjisë, përfshirë kompanitë Exxon Mobil Corp. dhe Chevron Corp., publikuan një tjetër raund fitimesh të mëdha tremujore, duke përfituar nga rritja e çmimeve të gazit natyror dhe karburantit që kanë nxitur inflacionin në mbarë botën dhe kanë shkaktuar thirrje të reja për taksimin e mëtejshëm të këtij sektorit. /VOA

Etiketa: AmerikeJoe Bidennafte

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit
Botë

Verë ekstreme në Evropë/ Temperaturat thyejnë rekordet, gushti muaji më i nxehtë në 125 mijë vitet e fundit

15:29 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

15:05 - 10/09/26
Para
Plagosi me thikë 16-vjeçarin, policia arreston autorin në Durrës (EMRI)

Plagosi me thikë 16-vjeçarin, policia arreston autorin në Durrës (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet
Aktualitet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka deklaruar se SPAK duhet t’i drejtohet për herë të dytë Kuvendit...

Lexo më shumë
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26
“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

“Le të guxojë të vijë”, Ahmetaj i përgjigjet ministres së Ramës: Kush është kjo? Shprehini falenderimet e mia qyqes

13:27 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com