GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera TEKNOLOGJI

Mosmarrëveshja e Musk për blerjen e Twitter, gjyqi shtyhet për në tetor

07:51 - 20/07/22
në TEKNOLOGJI
Kohë leximi: 2 min
A A
Mosmarrëveshja e Musk për blerjen e Twitter, gjyqi shtyhet për në tetor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Një gjykatës amerikan ka urdhëruar që padia e Twitter kundër Elon Musk të shkojë në gjyq në tetor, një goditje për njeriun më të pasur në botë që kishte kërkuar shtyrje. Musk u largua nga oferta e tij për blerjen e Twitter prej 44 miliardë dollarësh në fillim të korrikut, duke bërë që kompania ta padisë atë. Twitter shpreson se gjykata do të urdhërojë Musk të përfundojë blerjen me çmimin e rënë dakord prej 54.20 dollarë për aksion, raporton BBC.

Musk ka akuzuar Twitter për fshehje të informacionit rreth llogarive të rreme. Ekipi i tij ligjor ka bërë thirrje që gjyqi të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm për shkak të kompleksitetit të tij, por Twitter kërkoi një datë të sigurt për në muajin shtator. Të martën, një gjykatës në shtetin e Delaware ra dakord me kompaninë dhe tha se një vonesë në gjyq do të krijonte një “re pasigurie”. “Vonesa kërcënon dëm të pariparueshëm. Sa më e gjatë të jetë vonesa, aq më i madh është rreziku”, tha kancelarja Kathaleen St Jude McCormick. Padia e akuzoi Musk për shumë shkelje përpara se të firmosnin kontratën. Në seancën dëgjimore të martën, këshilltari kryesor i Twitter, William Savitt, tha se pasiguria e vazhdueshme nëse marrja do të vazhdojë apo jo “i shkakton dëm Twitter çdo ditë”. Ekziston një teori që Musk ende dëshiron të blejë Twitter, ai thjesht po përpiqet të rrëzojë çmimin. Ekipi ligjor i Musk donte që ky gjyq të ndodhte vitin e ardhshëm. Ata pretenduan se u duhej më shumë kohë për të gërmuar të dhënat në llogaritë e padëshiruara dhe se është e qartë se e gjitha kjo është një strategji me probleme të ndryshme që mund të vinë nga pas.

Ata përsëritën pohimin e Musk se Twitter mund të ketë më shumë llogari të rreme sesa pretendon. Kjo është një akuzë jashtëzakonisht e dëmshme për kompaninë. Reputacioni i Twitter tashmë ka marrë një goditje të madhe, ku të ardhurat e saj janë pothuajse tërësisht të bazuara në reklama, ku sa më pak njerëz të vërtetë të ketë platforma, aq më pak para mund të përfitojë kompania. Kjo është arsyeja pse Twitter dëshiron që ky proçes të zgjidhet sa më shpejt. Skenari më i mirë për kompaninë është që Musk ta blejë atë për 54.20 dollarë për aksion. Kjo është arsyeja pse ky gjykim është një lajm i mirë për Twitter. Kjo gjë i bën më shumë presion Elon Musk, i cili përballet me perspektivën për të blerë një kompani që nuk dëshiron më ta blejë.Një avokat i zotit Musk, Andrew Rossman, argumentoi se ai mbetet një nga aksionarët më të rëndësishëm të Twitter. Ai tha se çështja duhet të shkojë në gjyq vitin e ardhshëm në një plan “të arsyeshëm” që do t’u jepte të dyja palëve kohë për t’u përgatitur.

Etiketa: Elon MuskTwitter

Lajme të lidhura

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes
Aktualitet

Studiuesit zbulojnë lidhje komplekse gjenetike midis ADHD-së dhe kortizolit në mëngjes

18:30 - 03/12/25
Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve
Aktualitet

Raporti i OKB-së: IA po rrit hendekun midis vendeve

17:10 - 02/12/25
Para
Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash

Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25

Qeveria prezanton një filtër të ri sigurie për investimet e huaja, duke vendosur kontroll të detajuar për kapitalin që prek...

Lexo më shumë
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com